Higjiena e dobët orale, abuzimi me ushqimet e dëmshme, mospastrimi i dhëmbëve në mënyrën e duhur nxit dhe përshpejton formimin e pllakëzave të ngurtësuara në sipërfaqen e dhëmbëve, cilësuar nga stomotologët si gurëzat. Nëse nuk do e trajtoni këtë problem për një kohë të gjatë, gurëzat mund të dëmtojnë dhëmbët dhe të çojnë në probleme më serioze që lidhen me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj.
Pa qenë nevoja të shkoni tek dentisti, ka tri mënyra efektive si të eliminoni në kushte shtëpie gurëzat dhe të parandaloni krijimin e tyre.
- Uthulla e mollës
Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë: lagni furçën e dhëmbëve me uthull të bardhë molle dhe lani dhëmbët si zakonisht, por duke u përqendruar tek pjesa e prekur nga gurëzat. Sigurohuni që mos ta përsërisni këtë metodë më shumë se dy herë në jave dhe mos ta lini shumë gjatë uthullën e mollës në sipërfaqen e mishrave të dhëmbëve.
- Frutat
Frutat e kuq, të tilla si luleshtrydhet dhe domatet, mund të ndihmojnë në eliminimin e gurëzave, kjo falë acideve dhe enzimave aktive të fuqishme. Bëni një pastë duke shtypur disa luleshtrydhe ose pak domate dhe me ndihmën e një furçe aplikojeni këtë masë në sipërfaqen e dhëmbëve. Më pas shpëlajeni gojën me pak sodë buke dhe ujë të bollshëm.
- Sodë buke
Përzieni pak sodë buke me kripë dhe me këtë përzierje fërkoni dhëmbët tuaj.
Ju mund të përgatisni gjithashtu një masë që parandalon shumimin e baktereve:
1/2 gotë uji
1 lugë çaji sodë buke
2 pika vaj esencial të pemës së çajit (tea tree oil)
2 pika vaj esencial mente (opsionale)
Përzieni përbërësit në një kavanoz xhami dhe përdorni këtë ilaç 1-2 herë në ditë.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.