Në fokus

August 2, 2018 | 9:36

Thjeshtësia është gjuha e zemrës

Kemi ëndrra të mëdha dhe projekte ambicioze, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta përqafojmë thjeshtësinë. Në një botë ku vlera e njerëzve duket se varet nga ajo çka ata kanë, më shumë se sa nga ajo që ata janë, ku shpesh njerëzit shqetësohen më shumë për dukjen sesa për esencën, është e lehtë të biem në kurthin e krenarisë, të vanitetit dhe mendjemadhësisë.

Megjithatë, nuk ka zbukurim më të mirë për shpirtin tonë sesa përulësia. Në fakt, thjeshtësia është gjuha e zemrës, është një formë shprehie e drejtpërdrejtë që nuk ka nevojë për dredhi dhe na lejon të lidhemi me të tjerët nga esenca jonë, duke qenë 100% origjinalë.

Rreziqet që fshihen pas krenarisë dhe arrogancës

Një herë një bretkosë pyeti veten se si mund të largohej nga i ftohti i dimrit. Disa pata i sugjeruan të emigronte me to, por problemi ishte që bretkosa nuk dinte të fluturonte.

– Ma lini mua këtë gjë – tha bretkosa – kam mendje të jashtëzakonshme.

Më pas i kërkoi dy patave që ta ndihmonin të mblidhte një kallam, secila do ta mbante në skaje. Bretkosa mendoi të kapej me gojë pas kallamit.

Kur po vinte dimri, patat dhe bretkosa filluan udhëtimin e tyre. Por nuk kishin flutuar ende shumë larg kur u gjendën mbi një qytet të vogël ku banorët dolën të shihnin spektaktin e pazakontë.

Dikush pyeti: “Kujt i erdhi ndërmend një ide kaq brilante?”

Bretkosa u ndje kaq krenari sa ulëriti”

– Mua!

Pikërisht në momentin kur hapi gojën u shkëput nga kallami dhe ra poshtë.

 

Njësoj si bretkosa e historisë sonë, krenaria mund të na bëjë të marrim vendime të gabuara, pa menduar për pasojat. Në fakt, krenaria na bind se kemi të drejtë, ndërsa të tjerët e kanë gjithmonë gabim. Na bën të besojmë se vetëm idetë tona janë logjike dhe racionale, aq sa nuk pranojmë mënyra të tjera të të parit të gjërave e kështu përfundojmë të lënduar.

Krenaria dhe arroganca bëjnë të mundur që të mbyllemi brenda asaj që kemi mësuar, duke u shndërruar kështu në gardianët e vetes. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga një studim i bërë pranë “Cornell University”. Psikologët e universitetit i prezantuan 100 vullnetarëve një listë në terma teknikë dhe zbuluar se ata që e mbanin veten për ekspertë të sektorit, jo vetëm që nuk ishin në gjendje të gjihnin termat që studiuesit i kishin shpikur për t’i ngatërruar, por madje edhe pranonin se dinin çdo gjë rreth atyre termave.

Nga ana tjetër, njerëzit që kishin një sjellje më të përulur dhe nuk pretendonin se ishin ekspertë të sektorit shfaqën skepticizëm rreth këtyre termave dhe pranuan se nuk i njihnin ato.

Ky studim tregon se ndonjëherë egoja jonë na verbon dhe na pengon të përfitojmë nga  mundësitë për t’u rritur dhe për të mësuar diçka të re. Ky studim tregon se nëse nuk ngremë sytë do të vazhdojmë gjithmonë të besojmë se kemi arritur një nivel më të lartë.

Përgatiti: Manjola EREQI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top