Nga momenti që vijmë në jetë, zhvillojmë marrëdhënie me prindërit, vëllezërit e motrat, të afërm e të largët, bashkëshortin, miqtë, bashkëpunëtorët … lista vazhdon. Të gjithë kemi diçka tjetër të përbashkët, duam të kemi marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtura.
Por, ka sjellje të caktuara që duhet të mësojmë t’u qëndrojmë larg. Tri nga këto sjellje në mënyrë të veçantë mund t’i rrënojnë marrëdhëniet. Ato gjithashtu mund të kenë një ndikim shumë të madh në marrëdhëniet e formuara në të ardhmen.
Këtu janë 3 sjelljet që shkatërrojnë marrëdhëniet:
TËRHEQJA NGA KOMUNIKIMI
Të gjitha marrëdhëniet kërkojnë ndershmëri, komunikim të përmbajtshëm. Marrëdhëniet nuk do të zgjasin shumë kohë, nëse ka një trend të vazhdueshëm për të mbajtur sekrete. Një marrëdhënie e shëndetshme ndërtohet mbi besimin dhe komunikimin efektiv. Kështu që, përpiquni t’i kultivoni në të gjitha marrëdhëniet tuaja të ngushta.
KRAHASIMI I MARRËDHËNIEVE TUAJA ME MARRËDHËNIET E TË TJERËVE
Mos harroni se çdo marrëdhënie është unike dhe e veçantë. Marrëdhënia me mikun tuaj do të jetë e ndryshme nga marrëdhënia e dikujt tjetër.
MBAJTJA E PAKËNAQËSIVE
“Për çdo minutë që jeni të zemëruar, humbni 60 sekonda të lumturisë.” – Ralph Waldo Emerson
Të falësh dikë është shumë më e lehtë se të jetoni me përbuzje apo urrejtje në zemrën tuaj. Falja është e rëndësishme, sepse ajo hap zemrën dhe mendjen tuaj për vendosjen e besimit me të tjerët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.