Sipas një studimi të ri pacientët me kancer të zorrëve mund të shtojnë gjasat për mbijetesë duke konsumuar arra. Konsumimi i arrave çdo javë shton gjasat për t’iu shmangur 57% sëmundjes, në krahasim me ata që nuk i konsumojnë.
Ekspertët pranë Qendrës për Kancer të Universitetit Yale, thonë se po ashtu konsumimi i bajameve dhe lajthive luajnë rol pozitiv në këtë aspekt.
Temidayo Fadelu sugjeron se konsumimi i arrave ndihmon në mposhtjen e kancerit duke i bërë pacientët më pak rezistent ndaj insulinës – gjë që çon në më pak sheqer në gjak.
Më shumë se 40.000 njerëz diagnostifikohen me kancer në zorrë çdo vit në Britani të Madhe.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.