Mirëqenie

April 11, 2018 | 9:53

Si të rrisim në mënyrë natyrale Glutathionin?

Glutathione (GSH) vepron si një antioksidant brenda trupit. Ndihmon për të shkatërruar radikalet e lira dhe për të hequr substancat e dëmshme nga trupi. Është i nevojshëm për reaksione metabolike dhe biokimike, të tilla si sinteza dhe riparimi i ADN-së, për sintezën e proteinave, prostaglandineve, për transportimin e aminoacideve dhe për aktivizimin e enzimave. Prandaj, çdo sistem brenda trupit ndikohet nga gjendja e glutathionit, sidomos ai imunitar, nervor, gastrointestinal dhe mushkëritë. Kur nivelet e gjakut të glutationeve ulen, përshpejtohet procesi i plakjes ose zhvillohen sëmundjet.

Megjithatë, duhet ditur se ka mënyra për të rritur përqendrimin e tij, siç mund të jetë ushqimi apo dhe aktiviteti fizik. Ja disa mënyra:

Hani proteina me cilësi të lartë. Meqenëse trupi sintetizon glutathione vetë, ju mund të inkurajoni prodhimin e saj duke ngrënë ushqime që stimulojnë këtë proces. Glutathione përbëhet nga tre aminoacide: cisteinë, glicina dhe acid glutamik. Këto substanca janë të pranishme në burime të proteinave me cilësi të lartë, kështu që duke i përfshirë ato në dietën tuaj ju mund të ndihmoni trupin të prodhojë më shumë glutation.

Hani proteina me vlerë të lartë ushqyese, siç janë shpendët e mprehtë, proteina e hirrës, proteina soje, produkte qumështi dhe kos pa antibiotikë dhe hormone. Sigurohuni që konsumoni 2-3 racione në ditë.

Shtoni më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj. Ka shumë fruta dhe perime që sigurojnë glutathione. Nëse doni të merrni më shumë nga këto ushqime, sigurohuni që ato të jenë të freskëta, jo shumë të gatuara dhe jo shumë të përpunuara. Nëse i gatuani dhe i përpunoni ato shumë, përqendrimi i glutationit zvogëlohet.

Frutat dhe perimet që përmbajnë më shumë glutathione janë: asparagus, patate, speca, karrota, qepë, brokoli, avokado, kungull, spinaq, hudhër, domate, grejpfrut, mollë, portokall, pjeshkë, banane dhe pjeprat. Përveç kësaj, lakra kineze, mustardë, rrepë, rrepë suedeze, bamje, fara e bishtaja përmbajnë glutathione.

Shtoni më shumë erëza në dietën tuaj. Disa prej tyre, të tilla si shafranët, kanella, qimnon dhe kardamom, përmbajnë komponente që ndihmojnë në rivendosjen e niveleve të shëndetshme të glutationit dhe për të forcuar aktivitetin e enzimeve të tij.

Rrisni pranimin e selenit. Ky mineral ngre nivelet e glutation peroksidazës; molekulat e cysteinës që shfaqet në procesin e tretjes së bimëve që rriten në një tokë të pasur me selen, kontribuon në prodhimin e GSH. Me fjalë të tjera, seleni është i nevojshëm për të formuar enzima që përmbajnë glutation.

Ndër ushqimet e pasura me këtë mineral janë fara luledielli, tërshëra, arra braziliane, arra në përgjithësi, bishtajoret, peshku ton, mishi i viçit, mishi ipulave, djathi, vezët, gjeldeti, gjoksi i pulës dhe orizi ngjyrë kafe.

Ju gjithashtu mund të merrni dhe shtesa të selenit. Doza e rekomanduar ditore (RDA) është 55 mcg.

Rrisni konsumimin e acidit alfa lipoik. Ky acid, nganjëherë i quajtur thjesht ALA, nxit sintezën e glutationit nga trupi, duke rritur kështu disponueshmërinë e tij. Është një antioksidant natyral që eliminon radikalet e lira dhe rigjeneron antioksidantët e varfëruar, të tilla si vitaminat C dhe E, duke i bërë ato më të fuqishme.

Ushqimet e pasura me acid alfa lipoik janë spinaqi, domatet, bizelet, lakrat e brukselit, orizi kafe dhe majoneza. Për më tepër, shumë prej këtyre lëndëve ushqyese zotërojnë një nivel të lartë glutationesh.

Ju mund të zgjidhni për të marrë ALA shtesë, në doza prej 100-200 mg në ditë, por më parë konsultohuni me mjekun, për të kuptuar nëse ato janë të përshtatshme për situatën tuaj.

Merrni multivitamina që stimulojnë prodhimin e glutationit. Nuk është gjithmonë e mundur të merren përmes ushqimit të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme, kështu që mund të jetë një ide e mirë për të marrë vitamina shtesë. Gjithmonë lexoni etiketën e paketës për t’u siguruar që shtesa ushqimore përmban vitaminat dhe mineralet e listuara më poshtë. Në disa raste është e vështirë të plotësohen nevojat e këtyre elementeve vetëm me dietë, por mos harroni se këto janë substanca themelore për shumë reagime biokimike të trupit.

Vitamina C;

Vitamina E;

Vitamina B6;

Vitamina B12;

Acidi folik;

Riboflavin (vitamina B2);

Seleni;

Magnezi;

Zinku;

Vanadiumi

Merrni shtesa të metilsulfonilmetanit (MSM). Ky kompleks organik është një burim i shkëlqyer squfuri, i nevojshëm për sintezën e glutationit. Nëse mendoni se dieta juaj është e dobët me këtë element, pyesni mjekun tuaj nëse mund të merrni një shtesë MSM. Doza tipike e rekomanduar është 500 mg, që duhet marrë tri herë në ditë. Mos e merrni këtë shtojcë nëse jeni duke marrë antikoagulantë (hollues gjaku), përveç rasteve kur ua rekomandon mjeku.

Bëni më shumë aktivitet fizik. Ushtrimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur metabolizmin, për të stimuluar trupin për të prodhuar më shumë glutathione dhe të nxjerrë toksina jashtë. Filloni me një rutinë stërvitjeje që përfshin ushtrime aerobike, të tilla si ecja, dhe pastaj rritni intensitetin me vrapimin, çiklizmin dhe notin.

Të gjitha format e aktivitetit të moderuar fizik kanë treguar që rrisin nivelet e GSH në gjak. Ju mund të filloni me sesione prej 10-15 minuta dhe pastaj ta rritni deri në 30-40 minuta. Provoni të ushtroheni të paktën katër herë në javë për rezultate më të mira.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi | https://www.wikihow.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com