Kirsty Bryant është gruaja e parë në Australi që ka kryer një transplantë të mitrës. 30-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni 16-orësh në janar pasi mori një mitër të dhuruar nga nëna e saj, 54-vjeçarja Michelle Hayton. Tashmë Bryant është 7-javëshe shtatzënë. Ajo u shpreh se:
“Është shumë surreale. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Isha shumë e emocionuar kur e mora vesh. Është kaq e mrekullueshme që trupi im mund ta bëjë këtë dhe që mamaja ime ma ka dhënë këtë dhuratë. Mamaja është shumë e emocionuar. Ajo mezi pret të mirëpresë një nip në familje … ajo është mbi qiell.”
Bryant iu nënshtrua transplantit të mitrës si pjesë e një prove kërkimore në Spitalin Mbretëror për Gratë në Sidnei. Ajo aplikoi për provë klinike pasi humbi mitrën e saj menjëherë pas lindjes së vajzës së saj të parë, Violet.
“Disa vite më parë, nuk e mendoja se do të mund të mbaja një fëmijë përsëri. U gëzova pa masë kur mora vesh se isha shtatzënë.”
Bryant do të monitorohet nga afër gjatë shtatzënisë së saj, e cila konsiderohet me rrezik të lartë. Fëmija vjen në fund të dhjetorit.
Burimi / TopAlbaniaRadio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.