Këshilla & Arsye

October 27, 2016 | 13:07

35 vjet Muzeu Historik Kombëtar / “Retro”, një ekspozitë ku pasqyrohen fillesat e një pune voluminoze

Skica të njohura, por dhe të panjohura më parë që dalin nga fondi, ku tregohen fillesat e një pune voluminoze. Pamje filmike nga ndërtimi i një godine gjigante në qendër të kryeqytetit dhe aspekte nga puna për veshjen arkitekturale të ndërtesës, si dhe kompletimin e pavijoneve me objekte. Por ka dhe pamje nga puna e restauratorëve te relikteve, pamje fragmentesh nga mozaikët e lashtë. Dhe padyshim, shumë foto që tregojnë një realitet të caktuar të viteve ‘80 në Shqipëri. Këto do të jenë mes të tjerash pjesë e ekspozitës “Retro”, e cila do të çelet në orën 10.30 të datës 28 tetor 2016, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Kjo datë përkon dhe me 35 vjetorin e përurimit të vetë godinës.

Në vitin 1976 u kërkua ngritja e grupit të punës për projektimin e një godine të madhe në qendër të kryeqytetit, e cila do të shërbente si Muze Historik Kombëtar. Ndërtimi i godinës së re të Muzeut Kombëtar kërkoi shembjen e ish-ndërtesës së Bashkisë së Tiranës, e ndërtuar në bazë të një projekti italian në vitin 1936.

Për ngritjen e Muzeut Historik Kombëtar u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës drejtohej nga personalitete të shquara si: Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Burhan Çiraku, Kleanthi Dedi, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksandër Meksi etj.

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top