Këshilla & Arsye

October 27, 2016 | 10:16

Çfarë do të thotë forma e dhëmbëve për personalitetin tuaj

Siç e dini çdo person (i cili ka dhëmbët e tij natyrorë) ka formë të ndryshme të dhëmbëve. Dhe siç rezulton, forma mund të thotë shumë për ju. Nëse ju jeni të qetë apo energjik, i trembur apo i kujdesshëm. Merrni një pasqyrë dhe  kontrolloni vetë dhëmbët tuaj dhe shih nëse ata mund t’ju thonë kush jeni.

1.Dhëmbët katrorë

1

Janë njerëz të kontrolluar dhe shumë të qartë. Ata mbajnë emocionet dhe ndjenjat e tyre. Ata janë të përsosur për miqtë, madje edhe “gjyqtarë”, sepse ata janë shumë objektivë dhe gjithmonë dëgjojnë të gjitha anët. Ju mund të ndjeheni mirë me ata njerëz, sepse ata janë shumë të qetë dhe të paqtë. Gjithashtu ata nuk janë të rrëmujshëm.

2.Dhëmbët ovalë

2

Njerëzit me dhëmbë ovale janë shumë artistikë. Për çdo gjë rreth tyre, pa marrë parasysh nëse janë rroba, flokë, pajisje që ata pëlqejnë apo edhe personaliteti i tyre. Për më tepër, njerëzit me dhëmbë ovalë priren të jenë më të turpshëm dhe të qetë. Kjo është arsyeja pse ata e përfaqësojnë vetveten përmes artit.

3.Dhëmbët trekëndësh

3

Janë shumë të dashur. Ata gjithmonë do e tregojnë këtë dhe gjatë gjithë kohës që ju do të ndjeheni të vlerësuar. Ata janë njerëz që japin shpresë dhe do t’ju bëjnë të gëzoni jetën.

Njerëzit me formë të dhëmbëve trekëndësh argëtohen, pa marrë parasysh situatën, dhe mbajnë mend se gjërat e vogla në jetë janë gjërat më të mira. Ata vetëm kanë atë vështrim të veçantë të lumtur për jetën. Ata jetojnë për momentin. Bota nuk ndalet me ta. Gjithashtu ju do të shihni se sa shumë optimist janë në lidhje me çdo gjë në jetë.

4.Dhëmbët drejtkëndësh

4

Ata janë shumë praktik.Vënë në jetë idetë më të mira dhe nuk bëjnë kompromis. Kjo është ndoshta për shkak se ata janë shumë të orientuar dhe e dinë se ku të kërkojnë dhe marrin çdo gjë që ata duan! Kjo vlen për të dyja: jetën personale dhe punën! Dhe për punën, ata me të vërtetë e dinë si ta planifikojnë mirë! Janë shumë të mprehtë, ndërsa flasin. Me ta ju nuk humbsni kohë, por as nuk lejojnë që të humbisni kohën e tyre. Gjithashtu ata janë fort të dashur. Ata kurrë nuk pyesin në lidhje me vendimet që ata marrin, sepse ata e dinë mjaft mirë se çfarë duan!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top