Punëdhënësit më të mëdhenj kërkojnë këto 4 aftësi shtesë nga kandidatët e brezit të ri për vitin 2017. Punëdhënësit vlerësojnë tek kandidatët aftësitë teknike dhe sigurinë në vetvete.
Pasi u intervistuan mbi 100 punëdhënës të mëdhenj, u vërejt se të gjithë ata vlerësonin pikësëpari, aftësitë ndërpersonale dhe më pas edhe aftësitë teknike.
Ata prisnin nga kandidatët që të kishin disa cilësi si: komunikimi, bashkëpunimi, si dhe elemente të lidershipit.
Por, vetëm këto nuk ishin të mjaftueshme për të punësuar një kandidat. Kompanitë e ndryshme ishin në kërkim të kandidatëve ,që kishin edhe 4 aftësi, të cilat i bënin ata më të kërkuar në tregun e punës.
Këto aftësi ishin:
1- VËMENDJA
Fokusi është treguesi i ri i inteligjencës sot.
2- Më shumë se DIPLOMA
Duhen njerëz që kanë dëshirë për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme edhe pas mbarimit të studimeve.
3- Shkathtësia për të qenë FLEKSIBËL dhe për të marrë vendime nën presion
Për t’u përshtatur shpejt në ndryshim të kërkesave të punës moderne, këtij brezi i duhet shkathtësi.
4- Thjeshtësi/Përulësi
Të kuptosh se askush nuk i di të gjitha, por gjithçka mësohet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.