Mirëqenie

January 9, 2017 | 10:51

Receta për “lëngun magjik”, kundër sëmundjeve sezonale

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por qeveria japoneze, për shembull, rekomandon qytetarët e saj të konsumojnë në përditshmëri 17 lloje të frutave dhe perimeve.

Megjithatë, ju mund të pini vetëm një gotë ilaç magjik të quajtur “17 Ditët”, e cila forcon sistemin imun dhe mbron trupin nga sëmundjet sezonale.

1

PËRBËRJA:

Një mollë, një dardhë, një kastravec i freskët, ½ limon, një rrënjë xhenxhefil,  një grusht gjethe të freskëta spinaq, ½ selino, gjysmë karrote, një pjesë e vogël lakër jeshile e freskët, gjysmë panxhar, fetë ananas (trashësi prej rreth 1 cm.), një kërcell brokoli, kopër, piper i verdhë.

PËRGATITJA:

Frutat dhe perimet lahen mirë mirë dhe i vendosim në blender.  Pasi të keni fituar masën,  e hidhni në një gotë, dhe shtoni kube akulli sipas dëshirës.

Kjo pije përmban vitamina A, B, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Ajo përmban beta karoten, kalcium, hekur, magnez, zink, selen, natrium, fosfor, kalium, squfur, bakër, krom dhe bor.

Lëngu rekomandohet për njerëzit që duan të shërohen nga gripi, ftohjet, dhe të gjithë ata që kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top