Është vlerësuar se midis 20 dhe 50% e popullsisë vuan nga alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes. Për fat të keq, alergjitë jo vetëm që e bëjnë frymëmarrjen të vështirë gjatë ditës, por krijojnë zhurmë dhe simptoma të tjera që pengojnë një gjumë të mirë gjatë natës.
Si funksionojnë alergjitë në rrugët e frymëmarrjes? Kur thithni diçka ndaj të cilës jeni alergjik, alergjia irriton pasazhet e hundës, duke krijuar një gjendje mbingarkese, teshtimë, kollitje dhe hundë të lëngshme. Fjetja me këto lloj simptomash mund të jetë e vështirë, prandaj njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë tendencë të kenë një gjumë të fragmentuar dhe me cilësi të dobët. Sa më të rënda të jenë simptomat, aq më e ulët do të jetë cilësia e pushimit. Për të përmirësuar gjumin, të sëmurët alergjikë mund të pastrojnë shtëpitë e tyre nga çdo polen ose alergji që mund të mbajnë me vete.
Por cilat janë alergjenët më të zakonshëm? Këtu janë katër nga alergjenët kryesorë, të cilëve u duhet kushtuar më shumë vëmendje.
Merimangat dhe pluhuri: ashtu si pluhuri, prania e merimangave në shtëpi është e pashmangshme. Për fat të keq, një nga vendet e preferuara për merimangat është dhoma e gjumit. Merimangat ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës, të cilat normalisht grumbullohen në shtrat dhe jastëkë. Përdorimi i dyshekut dhe jastëkëve antibakterial mund të bëjnë mrekulli, si dhe larja rregullisht e çarçafëve në ujë shumë të nxehtë.
Myku: prania e lagështisë në shtëpi mund të çojë në krijimin e mykut, një nga alergjenët më të zakonshëm. Njerëzit që flenë në një dhomë gjumi me që kanë të bashkangjitur një banjë janë më shumë të rrezikuar. Për të shmangur lagështinë në banjë dhe rrjedhimisht në dhomë, është i nevojshëm qarkullimi i ajrit duke hapur një dritare.
Qimet e kafshëve: Nëse janë qenë apo mace, leshi i kafshëve shtëpiake janë ndër më të zakonshmet. Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këtë çrregullim është padyshim që ta mbani kafshën larg nga pëlhura dhe perdet (sidomos krevati) dhe pastrojeni rregullisht. Një dush dhe një krehje javore për mikun tuaj të mbuluar me qime është një mënyrë e mirë për të reduktuar qimet nëpër shtëpi.
Poleni: Ky lloj alergjeni tenton të shfaqet sezonalisht, në pranverë dhe në vjeshtë. Mbajtja e dritareve të mbyllura dhe ndërrimi shpesh i çarçafëve mund të ndihmojnë, por shpesh nevojiten medikamente. Në këtë rast duhet të kihet parasysh se antihistaminet nxisin përgjumje.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://dormirefabene.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.