Të gjithë ne në një moment të caktuar të jetës i ofrojmë ndihmë njerëzve të tjerë dhe shpresojmë që një ditë ata të mund të na e kthejnë. Megjithatë, nëse veprojmë në këtë mënyrë, ne jemi krejtësisht të gabuar.
Kur bëjmë diçka për të ndihmuar të tjerët, gjithnjë duhet ta bëjmë këtë pa pritur asgjë nga askush, sepse do të ndjehemi të zhgënjyer nëse nuk kemi marrë të njëjtën gjë në këmbim. Ky lloj i të menduarit mund të ndryshojë shumë jetën tonë, kështu që më poshtë gjeni katër arsye pse kurrë nuk duhet të prisni asgjë nga askush.
Arsyet për të mos pritur asgjë nga askush
- Lëreni pritjet mënjanë
Është koha për të lënë mënjanë pritjet. Ne nuk duhet të presim që të vijë dikush dhe të na tregojë se po e bëjmë mirë punën tonë ose nuk mendojmë se partneri ynë duhet të na tregojë se sa të veçantë jemi çdo herë.
Vetëm ne mund t’i vlerësojmë gjërat që bëjmë dhe askush tjetër. Ne jemi të vetmit që duhet të njohim sa të mirë jemi në punën tonë, në jetën në çift, apo çfarëdo që bëjmë. Nëse presim që dikush tjetër ta bëjë këtë, fatkeqësisht ne po humbim kohën tonë. Jemi vetë ne ata që ndërtojnë lumturinë tonë!
- Nuk ka situata apo njerëz ideal
Ekziston një gjë shumë e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta kuptojmë, përsosmëria nuk ekziston. Ka gjëra që, për fat të keq, ndodhin vetëm në filma. Fakti i të kuptuarit se njerëzit ose situatat ideale nuk ekzistojnë do të shmangë zhgënjimet. Për këtë ne duhet t’i pranojmë të gjithë, duke përfshirë vetveten, për mënyrën se si jemi, të gjithë kemi kufij dhe cilësi.
- Jo të gjithë janë si ju
Shpesh mund të ndiejmë ndjesinë se gjërat janë shumë të dukshme për ne, ndërsa për të tjerët nuk janë aspak. Për këtë, ajo që duhet të bëjmë është të pranojmë se jo të gjithë janë si ne, që secili bën zgjedhjet e veta dhe se ka njerëz që mund të kenë vlera ose parime ndryshe nga ne.
- Mjaft fajësove
Kur diçka nuk funksionon ashtu siç duam, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë dikë që ta fajësojmë, është diçka që menjëherë na fut në këpucët e viktimës. Por një viktimë, ashtu si një fëmijë, vetëm mund të mbrohet.
Kjo është arsyeja pse, edhe nëse ndonjëherë mund të dëmtohemi, është më mirë të qëndrojmë në vendin tonë dhe të mendojmë për atë që mund të bëjmë për t’i bërë gjërat më mirë.
Burimi / curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.