Mirëqenie

February 21, 2019 | 8:45

4 fjalët që ju ndihmojnë të jetoni më mirë

Një nga autoret më të mëdha amerikane të librave të shëndetit, Tara Parker-Pope, ka shkruar se në 20 vite karrierë, është konsultuar me ekspertë të ndryshëm mbi mënyrën se si mund të jetohet mirë. Sipas saj gjithçka që ka mësuar mund të përmblidhet në katër fjalë të thjeshta.

Lëviz. Ushqehu. Rifreskohu dhe kontaktoni me njerëzit.

Shkenca e thotë qartë. Nëse lëvizni nga pak trupin tuaj çdo ditë, do të jeni shumë më mirë nga sa do të jeni nëse qëndroni ulur. Nëse ushqeni trupin tuaj me ushqim të mirë (jo nga ai i paketuari apo ai që vjen me një sasi të madhe sheqeri) do të jeni më mirë. Nëse lejoni që mendja juaj të pushojë dhe rifreskoheni herë pas here, do të ndiheni më mirë. Dhe nëse kontaktoni rregullisht me të dashurit dhe miqtë, ata të vjetrit dhe ata të rinjtë, do të jeni edhe më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Këto katër fjalë – lëvizja, ushqimi, rifreskimi, kontakti me të tjerët- janë parimet udhëheqëse të “sfidës së 30 ditëve”, një program i The New York Times që ju ndihmon të krijoni zakone të shëndetshme për trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj, një sfidë e përditshme për njëfarë kohe. Çdo detyrë bazohet në shkencë, dhe me kalimin e kohës, këto zakone të reja që do të merrni do të ndryshojnë thellësisht për mirë jetën tuaj.

Çdo sfidë zgjat vetëm pak minuta. Ja cilat janë këto sfida:

Sfida e meditimit me çokollatë:  ushqeni trupin dhe mendjen tuaj me këtë detyrë. Zgjidhni një copë çokollate të shijshme dhe cilësore. Nëse nuk ju pëlqen çokollata zgjidhni një frut ose një ushqim tjetër që kafshohet. Dhe pastaj bëni këtë meditim të kujdesshëm që këshillohet nga Dr. Michelle May, themelues i AmIHungry, i cili mëson se si të meditoni duke ngrënë. Uluni në një vend ku nuk do të hutoheni.

Ndërsa hapni çokollatën, dëgjoni tingujt dhe vini re aromën. Merrni një copë të vogël, pastaj pushoni. Kushtojini vëmendje shijes dhe formës së çokollatës që keni në gojën tuaj. Ndërsa filloni të përtypeni, vini re se si forma, shija dhe aroma ndryshon.  Shijojeni këtë moment. Kur e keni përjetuar plotësisht kafshimin tuaj, gëlltiteni ushqimin dhe pastaj pushoni, duke mbajtur vesh se sa kohë duhet për t’i ikur shija ushqimit. Përsëriteni me ngadalë deri sa çokollata apo fruti të mbarojë. Pse duhet ta bëni këtë? Për shkak se studimet tregojnë se meditimi me ushqimin ju inkurajon të hani ushqim më të shëndetshëm.

Sfida e detyrave një-minutëshe. Pastroni nga gjërat e panevojshme mendjen dhe shtëpinë tuaj me këtë sfidë të thjeshtë rifreskimi, e cila mund të bëhet në çdo orë të ditës. Qëllimi juaj do të jetë të plotësoni sa më shumë detyra në një minutë ose më pak, dhe më pas të bëni një konstatim të gjërave që duhet të bëni për 5 minuta dhe të filloni sërish me sfidën një-minutëshe. Përdorni telefonin ose merrni një kohëmatës. Ju do të mbaroni për një minutë. Ja ç’mund të bëni:

  • Rregulloni shtratin.
  • Nxirrni rrobat nga lavatriçja dhe vendosini në një kanistër.
  • Hidhni letrat e lëna mbi tryezë.
  • Fshini pak banakun.
  • Vendosni telekomandat afër televizorit.
  • Varni pallton tuaj.
  • Bëni një listë të shpejtë me gjërat që duhen bërë më vonë.
  • Pastroni banjën.

Bërja e të gjitha këtyre detyrave të vogla bezdisëse na bën më të qetë, më pak të trullosur.

Sfida “Çfarë po bëjmë?” Kur nuk kemi probleme të dukshme në një marrëdhënie ne e lëmë atë në qetësi. Për ta bërë këtë sfidë, merrni një moment qetësie në mëngjes ose në mbrëmje, me partnerin, shoqen e ngushtë ose me këdo që ka rëndësi për ju. Pyeteni njëri-tjetrin, “si po shkon?” Prisni një moment për të menduar se çfarë ju ka bërë të lumtur në marrëdhënien tuaj kohët e fundit. A keni kujtime të veçanta për të cilat doni të flisni së bashku? A ka momente, të lumtura apo të trishtuara, për të cilat do të dëshironit që të kishit folur, të kërkoni ndihmë apo të ndani ndjenjat tuaja. Ky gjest do të  provokojë një vëzhgim më të ngushtë të marrëdhënies suaj, çfarë po funksionon siç duhet dhe çfarë duhet rregulluar.

Qëllimi i çdo sfide është të nxjerrë në pah zbulimet se si mund të jetohet më shëndetshëm vetëm përmes bërjes së disa detyrave të thjeshta.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top