Aftësia për të dashuruar është një faktor biologjik, një element i shkruar në ADN e njeriut, duke qenë se është e pranishme në të gjitha kulturat dhe format e sjelljes njerëzore. Në veçanti, dashuria dëshmon vullnetin e partnerëve për të ndarë rrugëtimin e njërës, një distancë të gjatë e ndërtuar ditë pas dite nëpërmjet njohjes dhe pranimit reciprok.
Përkushtimi dhe qëndrueshmëria vetjake, e cila kërkon kultivimin e ndjenjës së dashurisë, shpesh na shtyn drejt një pyetjeje spontane: a ekziston dashuria me shikim të parë? Nëse po, a mundet që të gjenerojë ajo histori të gjata? Kemi përzgjedhur katër këshilla mbi dashurinë me shikim të parë, në mënyrë që nga një tërheqje fortë fillestare të shndërrohet në një lidhje dashurie afatgjatë…
- Qëndroni me këmbë në tokë
Ndjeni se po fluturoni dhe se jeta është më e bukur tani. Euforia e fillimit është në intensitetin e saj më të lartë. Që ky përjetim të mbetet i kthjellët: Merrni disa hapa, por duke mos e idealizuar personin që keni filluar të pëlqeni, pasi kështu rrezikoni të zhgënjeheni nga njohjet e mëvonshme.
- Përfitoni nga e tashmja
Dashuria me shikim të parë është armike me punët e mendjes. Ju ndërkohë jeni duke përjetuar flutura në stomak dhe sytë ju shkëlqejnë nga gëzimi. Atëherë, përfitoni nga kjo ndjesi! Mos bëni pyetje parazitare si: “A i pëlqej atij?”, “A jam tërheqëse, interesante?”. Kini besim te vetja dhe lëreni dashurinë të jetojë brenda jush. Shmangni krahasimet me të tjerët dhe lëreni të shkuarën me kujtimet, duke i lejuar vetes përjetime të reja plot emocion.
- Mos u nxitoni
Ndjeni se kaq ditë njohje ju kanë dhuruar lumturinë e munguar? Pranojeni, duke menduar se ashtu si gjithë të tjerët edhe ju keni të drejtën e lumturisë në këtë botë. Por, lëreni marrëdhënien e re të zhvillohet natyrshëm dhe pa sforcime. Mos bëni projekte më larg se nesër… pasi kështu do të rrezikoni të prishni magjinë e momentit.
- Kontrolloni impulset
Sekreti i një pasioni që mund të zgjasë për shumë gjatë? Ta lësh të marrë frymë lirisht! Marrëzia e dashurisë është e karakterizuar nga momentet e para të dashurisë me shikim të parë. Furia dhe vrulli emocional janë të natyrshme, por për mbijetesën e marrëdhënies së re ju duhet ta frenoni veten tuaj. Në fillimet e dashurisë me shikim të parë, ndihet nevoja për praninë e gjatë të personit tjetër. Ta ndjesh pranë, të flasësh gjatë me të, të bësh çdo gjë me të etj. Në vend që të veproni në këtë mënyrë, jepini hapësirë vetes për t’u marrë edhe me gjëra të tjera. Vazhdoni të argëtoheni edhe pa subjektin tuaj të dashurisë. Kështu, do të nxisni mungesën: e domosdoshme për të rizgjuar ndjenjat tuaja reciprokisht.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.