Këshilla & Arsye

September 5, 2018 | 8:34

4 këshilla si të jeni altruistë

Të jesh altruist nuk është e thjeshtë. Sa më shumë të praktikoheni aq më shumë do të përmirësoheni për të qenë të sjellshëm dhe bujarë. Kur ndihma që u jepni të tjerëve për t’u ndier mirë shndërrohet në një zakon, do të kuptoni se të qenit altruist ju bën padyshim më të lumtur.

Mos lëndoni askënd për përfitimin tuaj | Si të bëhet fjalë për diçka në dukje e parëndësishme, siç mund të jetë të merrni copën më të madhe të tortës, apo si të bëhet fjalë për një vendim më të rëndësishëm si të gjeni një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e të fejuarit apo të shoqes së ngushtë, mos lëndoni askënd në asnjë mënyrë. Nëse e bëni shumë shpesh këtë gjë, do të paguani pasojat. Kërkoni gjithmonë zgjidhjen më altruiste, edhe nëse del se është ajo më e vështira. Rezistojini tundimit për të mashtruar, vjedhur apo gënjyer dikë, edhe pse mund të jeni të sigurt se nuk do t’ju zbulojnë asnjëherë.

Mos i jepni më shumë vlerë kohës suaj se sa asaj të dikujt tjetër | Jeni tipi që inatoseni kur qëndroni në radhë në supermarket? Kur ndjeni se po tensionoheni, mbani mend se çdo person tjetër në atë ambient ka të njëjtën jetë si ju. Koha për ta është po aq e çmuar sa dhe për ju. Nëse e keni parasysh këtë gjë, do të jetë më e thjeshtë të silleni në mënyrë altruiste kur padurimi rrezikon të nxjerrë në pah tiparin tuaj më të keq. Mos i shkarkoni problemet tek të tjerët. Nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe, nuk keni asnjë të drejtë që t’ua shkarkoni inatin tuaj të tjerëve.

Zgjidhni gjithmonë të ndihmoni sa më shumë njerëz | Të vini në vend të parë dëshirat tuaja apo ato të familjes, në vend të nevojave të një komuniteti të tërë, nuk është altruizëm i vërtetë. Si mund të zgjidhni nevojat e sa më shumë njerëzve, nëse ndihmoni vetëm njerëzit që keni pranë vetes? Jini një shembull i mirë për ata që ju rrethojnë dhe zgjidhni mundësinë më të mirë për të gjithë.

Falni dhe harroni | Nëse dikush ju ka lënduar e ju kërkon falje, bëni më të mirën për të mos mbajtur inat. Përqasja altruiste do të thotë ta shihni situatën nga këndvështrimi i një njeriu tjetër. Kuptoni se është gjithmonë mirë të kultivoni paqe, dashuri dhe falje, në vend të inatit dhe urrejtjes. Falni ata që ju kanë fyer. Mund të jetë shumë e vështirë, por është pa dyshim një sjellje altruiste.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top