Këshilla & Arsye

May 18, 2019 | 8:04

4 këshilla si të stërvisni trurin tuaj

Stërvitja e mendjes është një nga përbërësit thelbësorë për të shijuar një stil jetese aktiv e të gjallë. Stërvitja e mendjes është po aq e rëndësishme sa edhe stërvitja e trupit. Ndaj është e domosdoshme të përmirësoni sjelljet konjitive, njësoj siç do të bënit me një disiplinë sportive. Por si të mësoni të stërvisni mendjen? Kemi përzgjedhur disa ushtrime të thjeshta që do të përmirësojnë edhe cilësinë e jetës në moshën e tretë

Mësoni diçka të re | Studimet kanë treguar se njerëzit që vazhdimisht mësojnë gjëra të reja gjatë jetës, kanë më pak mundësi që të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer-it dhe demencën. Mundohuni të mësoni gjëra të reja, në mënyrë që t’i jepni gjithmonë një shtysë më shumë stërvitjes së mendjes. Nëse ju pëlqen të lexoni ose keni një pasion, mjafton t’i kushtoni pak më shumë kohë, si për shembull: mësoni një gjuhë të huaj apo një instrument muzikor, pasi janë mënyra të shkëlqyera për të rigjallëruar mendjen.

Stërvisni mendjen | Lojërat dhe aktivitetet që kërkojnë ndërveprim dhe organizim duket se japin mbrojtjen më të mirë kundër rënies së aftësive konjitive. Lojërat strategjike i ofrojnë trurit një sfidë të vështirë, rrisin aftësinë për të krijuar dhe ruajtur lidhjet konjitive, njësoj si fjalëkryqet dhe sudoku. Kjo ju lejon që të forconi muskujt mendorë dhe duke ndarë kohën me miqtë apo njerëzit e dashur.

Shtoni gjallëri rutinës suaj | Edhe ndryshimi i zakoneve mund të shërbejë për të përmirësuar zotësinë mendore. Dilni në vende të ndryshme, blini në një dyqan ku nuk keni shkuar më parë, bëni një rrugë tjetër për të shkuar në punë apo në shkoni. Ndryshoni zakonet e përditshmërisë, krijoni rrugë të reja mendore për të forcuar edhe ato ekzistueset. Ndryshimi i zakoneve i jep një risi jetës suaj dhe e bën atë më stimuluese!

Ushtrime fizike për trurin | Ushtrimet fizike kanë shumë efekte pozitive në trurin tonë. Kombinimi i ushtrimeve fizike me ato mendore është receta më e mirë për të parandaluar rënien e aftësive konjitive. Studimet kanë treguar se ruajtja e frekuencës kardiake mund të ndihmojë të moshuarit të jenë mendërisht aktive. Shumë studime kanë hasur në një përmirësim të dukshëm të shëndetit mendor tek të moshuarit që kanë praktikuar 40 minuta ecje të shpejtë për 3 ditë në javë për një periudhe 1-vjeçare. Kjo gjë do të thotë se është momenti i duhur për t’u regjistruar në palestër, për të nxjerrë biçikletën apo për të vrapuar 5 kilometra në ditë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top