Buzëqeshja duket edhe më e bukur kur dhëmbët tuaj shkëlqejnë në bardhësi. Për të pasur dhëmbë të bardhë ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe për më tepër ne ju ftojmë që t’i realizoni ato në kushte shtëpie, duke përdorurr metoda natyrale, me kombinime përbërësish që janë pjesë e kuzhinës suaj.
Ja disa nga mënyra dhe përbërës që mund t’i përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.
Sodë buke
Soda është një produkt i cili shërben si një zbardhues për dhëmbët tuaj, duke bërë të mundur largimin e shtresës së verdhë që mund të gjendet te dhëmbët.
Ajo ka veti alkalinike, e kundërta e acideve, e cila nëse ju keni nivel të lartë të acideve në gojën tuaj, ndihmon në balancimin dhe normalizimin e këtyre elementëve në gojën .
Uji
Uji është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të keni dhëmbë të shëndetshëm.
Sherbelë e freskët
Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.
Lëngu i limonit
Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafeja. Limoni, si bikarbonat ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid ai mund të gërryej të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh.
Kështu që këshillohet ta përdorni vetëm një herë në muaj./Panorama Plus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.