FB

March 9, 2024 | 6:45

4 mënyra për ta kthyer dështimin në sukses për biznesin

Mësimi më i madh që do t’ju ndihmojë shumë në të ardhmen nuk është të mos dështoni, por të dështoni shpejt.

Për një person që është jashtëzakonisht autokritik dhe të përcaktuar për të shmangur dështimin me çdo kusht kjo këshillë duket kundër intuitive, nëse jo e çmendur.

Por me kalimin e kohës do të kuptoni se sa e rëndësishme është ta përdorni dështimin si një mënyrë për të ecur përpara.

Më poshtë do të gjeni 4 gjëra që do të mësoni nëse ndiqni këtë praktikë në vazhdimësinë tuaj të karrierës.

Ju mësoni më shumë kur dështoni

Në rast se ju dështoni herën tjetër e keni të sigurt se nuk do ta bëni më atë gabim, sigurisht ndoshta do të bëni gabime të tjera por me kalimin e kohës pas dështimeve të shumta do të kuptoni se sa të vlefshme kanë qenë ato për t’ju bërë të kuptoni se si duhet të funksionojnë gjërat.

Krijoni inovacion ose vdisni duke u përpjekur

Jo çdo plan ka për të funksionuar, kjo duhet të jetë një nxitës I mjaftueshëm për t’ju bërë të kuptoni se sa i rëndësishëm është inovacioni. Vrisni mendjen, mendoni për ide të reja dhe inovative vetëm kështu do të arrini të keni sukses.

Ndershmëria është politika më e mirë

Ndershmëria është politika më e mirë kur bëhet fjalë për krijimin e marrëdhënieve me klientelën tuaj. Sa më të ndershëm e të drejtë të jeni aq më mirë do të shkojnë punët tuaja të biznesit. Mbajeni parasysh këtë këshillë dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

Është biznes, asgjë personale

Qetësohuni në biznes asgjë nuk është personale, pavarësisht inatit apo gjendjes që mund t’ju shkaktojë një situatë e caktuar biznesi është biznes dhe ka rregullat dhe mënyrën e tij. Edhe në rast dështimi duhet të kuptoni se kjo ndodhi thjesht në biznes dhe radhën tjetër që do të provoni do të jeni të suksesshëm, sido që t’ju shkojnë gjërat në biznes mos harroni ju jeni një njeri i suksesshëm në jetën tuaj personale.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top