Mirëqenie

February 20, 2018 | 13:10

4 mënyra për të rigjetur kreativitetin

Është zhgënjyese kur ide të mira thjesht nuk vijnë në jetë. Por për fat të mirë ka një zgjidhje, nëse jeni artist, shkrimtar, pronar biznesi apo diçka krejt tjetër, këto strategji janë të sigurta dhe do t’ju ndihmojnë të merrni një grimcë frymëzimi.

Ndryshoni ambientin

Një nga mënyrat më të shpejta dhe më të nxehta për të nxitur ide të reja është të ndryshoni ambientin tuaj.

Zyra juaj shpesh herë mund ta mbysë kreativitetin tuaj, kështu herë pas here provoni të merrni laptopin tuaj, një bllok shënimesh dhe të shkoni diku në një vend të ri.

Ndonjëherë dalja nga mjedisi i zymtë i zyrës që jeni mësuar të shikoni çdo ditë është pikërisht ajo që truri juaj ka nevojë.

Mbani ditar

Mbajtja e një ditari është një ushtrim produktiv i cili krijon hapësirë mendore për kreativitet. Është e mundur që të ketë diçka tjetër në mendjen tuaj që po e mbyt kreativitetin tuaj. Praktika e largimit të mendimeve nga truri juaj duke i hedhur ato në letër mund të krijojë më shumë hapësirë për kreativitetin tuaj.

Ushtrohuni

Ndonjëherë truri juaj ka nevojë për një pushim trupi juaj ka nevojë për vëmendje. Ushtrimi dhe lëvizja fizike mund t’ju largojë nga rutina juaj mendore dhe madje dhe të krijojë qeliza të reja truri.

Bisedoni

Ashtu sikurse mbajtja e një ditari, të flasësh me dikë rreth bllokimit tuaj mund t’ju ndihmojë të shprehni shqisat tuaja krijuese. Sidoqoftë një person mund të ofrojë një perspektivë të re. Një lente alternative përmes së cilës mund të shihni problemin mund të ndikojë ndjeshëm në krijimtarinë tuaj.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top