Lifestyle

February 20, 2018 | 13:04

Hoteli që ofron ulje për familjarët që nuk përdorin smartphone gjatë pushimeve

Përdorimi i teknologjisë gjatë pushimeve ndikon më shumë se sa vetë lloji i aktiviteteve që bëjnë udhëtarët.

Sipas hoteleve, 54% e fëmijëve besojnë se prindërit i kontrollojnë telefonat e tyre “shumë shpesh” dhe 32% thonë se ndihen të “parëndësishëm” kur prindërit hutohen nga ekranet e tyre.

Rrjeti i hoteleve Wyundham do të nisë një program sensibilizimi i cili mundëson zbritje për të gjithë familjet që kanë ardhur për të pushuar në këmbim të telefonave të tyre.

“Ne kemi parë shumë hotele që duhet të shtojnë më shumë karrige te pjesa e pishinës pasi vizitorët po notojnë më pak dhe po lundrojnë më shumë në internet”, tha Noelle Nicolai iniciatorja  e programit të Wyndham.

Hoteli ofron një zbritje prej 5% për të gjithë mysafirët që zgjedhin programin “Reconnected”. Kjo ofertë është në dispozicion nga data 23 shkurt deri më 3 shtator.

Vizitorët do të pajisen me një kuti të mbyllur në të cilën duhet të fusin smartphonet e tyre dhe nuk do të kenë mundësi t’i hapin ata deri në ditën e largimit të tyre.

Ky projekt i ri fokusohet në “kënaqësinë e një fëmijërie analoge”, tha Nicolai.

Kështu, vizitorët do të gjejnë një fortesë të krijuar nga batanijet për fëmijët e tyre dhe një kamera Instax në pakot e tyre të “Reconnected”.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top