Gjatë muajve të nxehtë të verës, është e rëndësishme të kujdesemi më shumë për trupin dhe lëkurën tonë, duke u përqendruar veçanërisht te hidratimi. Temperaturat e larta dhe ekspozimi i shtuar ndaj diellit mund të çojnë lehtësisht në dehidrim, lodhje dhe tharje të lëkurës.
Fatmirësisht, natyra na ofron mënyra të thjeshta dhe të shijshme për të mbajtur trupin të freskët dhe të hidratuar. Në këtë artikull do të flasim për disa zakone të përditshme, si konsumimi i lëngjeve, frutave të pasura me ujë, përdorimi i Aloevera-s dhe përfshirja e qepëve në ushqimet tona, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm gjatë verës.
Hani fruta: Hani fruta që kanë përmbajtje uji. Shalqi, mango dhe kivit ju japin ndjenjën e plotësisë dhe ju ndihmojnë në mbajtjen e temperaturësë së trupit. Frutat janë një ilaç natyral për të shpëtuar lëkurën tuaj. Pra, gjithmonë mbani një shportë frutash pranë jush këtë verë.
Aloevera: lëngu Aloevera ka të njëjtin efekt si uji. Ju mban të hidratuar. Lani fytyrën tuaj me Aloevera dhe do të keni një ndjenjë të freskisë.
Shtoni qepë në vaktin tuaj: qepët kanë lagështi, që ndihmojnë në uljen e temperaturës në trupit tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.