Në jetën e sotme prindërit ndonjëherë ndihen sikur nuk u japin fëmijëve të tyre vëmendjen që meritojnë. Ndërkohë që mund të mendoni se duhet të blini shumë lodra ose të bëni gjeste madhështore për t’u bërë të ditur se janë të veçantë, kjo nuk është ajo që e bën fëmijën tuaj të ndihet i veçantë. Në fakt, për ta bërë fëmijën tuaj të ndihet i veçantë është më e thjeshtë se mund ta imagjinoni. Këtu janë 4 gjëra që duhet të bëni me fëmijën tuaj çdo ditë për t’i bërë ata të ndihen të dashur dhe të veçantë.
Pyeti ata për ditën e tyre:
Fëmijët duan të flasin. Gjeni kohën që secili fëmijë të flasë inividualisht me ju, kjo i bën ata të ndihen të dashur dhe të vlerësuar.
Pëlqeni atë që ata duan: Sigurisht, ndoshta nuk jeni të interesuar për atë që duan, por duke tregur interes dhe pëlqim për gjërat që ata bëjnë është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se janë të rëndësishme për ju. Mundohuni t’u bashkoheni atyre në shikimin e filmave vizatimorë ose dëgjoni me entuziazëm këngët e tyre të preferuara.
Përfshirja e tyre në vendimmarrje: Lërini të vendosin vetë se çfarë duhet të veshin për ditën, me cilat lodra duhet të luajnë, çfarë duan në drekë dhe çfarë pune do të bëjnë. Veçanërisht në një moshë më të vogël, kur u jepni atyre një çift opsionesh do t’i ndihmojë të vendosin dhe të ndjehen të rëndësishëm. Kjo jo vetëm që i mëson ata për përgjegjësinë, por gjithashtu u tregon fëmijëve tuaj që ju u besoni. Ata do të jenë më të lumtur nëse dinë se kanë pak pavarësi. Ndërsa rriten në marrjen e vendimeve, fëmijët tuaj do të jenë vendimmarrësit më të mirë në të ardhmen.
Kini kontakt me sy: Pra, kur fëmija juaj flet me ju, vendosni kontaktin e plotë të syve dhe vëmendjen e plotë. Bëni një pyetje ose dy që tregojnë se jeni me të vërtetë duke dëgjuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.