Marrëdhënie

September 1, 2016 | 9:00

4 mite mbi moshën e seksualitetit

Keni marrëdhënie seksuale pas të 50-ve? Në një botë ku bukuria promovohet të jetë sa më afër perfeksionit dhe rinisë, vështirë të mendosh se edhe ata që kanë kaluar mbi 40 vjeç kanë marrëdhënie seksuale dhe i shijojnë me kënaqësi ato. Këto janë disa nga mitet që lidhen me seksin pas të 50-ve dhe zgjidhjet që mund t’ju jepni atyre…

Detail of Pallas-Athene fountain in front of Austrian parliament, Vienna, Austria. Sculptures represent rivers Danube and Inn

1. Me kalimin e viteve nuk keni interes për të pasur marrëdhënie seksuale

Me kalimin e viteve shfaqen faktorë të ndryshëm që mund ta zhvendosin vëmendjen nga aktiviteti seksual: monotonia në çift, fëmijët, nipat, problemet financiare, mungesa e kohës etj. Këto janë shkaqe reale dhe këtë e dimë shumë mirë, ama jemi ne ata që vendosim ta kalojmë seksin në plan të dytë dhe nuk i kushtojmë aq shumë vëmendje si kur ishim 20 vjeç. Kjo do të thotë se nuk marrim në konsideratë nevojat tona fizike dhe emocionale. Një studim, ku kanë marrë pjesë rreth 9000 persona të moshës 50-vjeçare, ka treguar se 71% prej të intervistuarve kanë jetë seksuale të kënaqshme, në krahasim me përqindjet më të ulëta gjatë viteve të shkuara. Më tepër, shumica prej tyre kanë pohuar se marrëdhëniet seksuale janë më të mira krahasuar me ato midis moshës 20-30 vjeç.

2. Problemet shëndetësore dhe hyrja në menopauzë do të thotë fundi i jetës seksuale

Edhe kjo ide është e pavërtetë: trupi i njeriut ndryshon me kalimin e kohës dhe ka nevoja të tjera, por kjo s’do të thotë se nuk ka më vend për seksin. Nëse ekzistojnë probleme me ereksionin, ka edhe kura për të. Është shumë e rëndësishme që, në momentin kur përballeni me një problem, të mos rrini indiferentë dhe për të mirën tuaj të gjeni një zgjidhje të përshtatshme. Pavarësisht se nuk mund të keni marrëdhënie seksuale si në moshën 20-vjeçare, s’do të thotë se duhet të ndaloni. Në një botë ku promovohet bukuria ideale dhe rinia, vështirë të kujtosh se edhe njerëzit që i kanë kaluar të 40-at kanë marrëdhënie seksuale dhe kënaqen me njëri-tjetrin.

3. Vetëm të rinjtë kanë aventura seksuale

Kjo ide është shumë subjektive, sepse varet çfarë kupton secili me “aventurë seksuale”. Nëse për disa marrëdhëniet seksuale në vende publike i bëjnë të ndihen plot adrenalinë, për të tjerët, një pozicion i ri seksual mund të ketë të njëjtin efekt. Kështu që, në çfarëdolloj moshe mund të kërkojmë aventurën, për sa kohë ju lehtëson të eksperimentoni gjëra të reja, të papërjetuara deri në atë çast.

4. Kur filloni të plakeni nuk kryeni marrëdhënie seksuale aq shpesh

Frekuenca e marrëdhënieve seksuale varet gjithmonë nga partnerët. Nëse njëri bën seks një herë në javë, është e mundshme ta ruajë këtë zakon gjatë kohës. Në rast se kryen marrëdhënie seksuale një herë në muaj, në të njëjtën mënyrë, ka shumë shanse ta përsërisë këtë edhe pas të 50-ve.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top