Horoskopi

September 1, 2016 | 8:27

Horoskopi i muajit shtator

Ky muaj, që për shumë përfaqëson një ndryshim në stilin e jetesës, në përgjithësi nuk do të jetë i thjeshtë. Shtatori mund të jetë një periudhë ku njerëzit do të ndihen të pamotivuar. Por mos u dëshpëroni dhe mos i shqetësoni. Është e rëndësishme të keni parasysh se të gjitha gjërat e paparashikuara do t’i kaloni dhe që kjo periudhë është e shkurtër. Përqendrohuni te gjërat që ju sjellin kënaqësi dhe gjeni kohë të çlodheni. Gjatë këtij muaji duhet të jeni të qetë.

 

Dashi

Afërdita, planeti i dashurisë do të sjellë në vëmendje lidhjet mes jetës në çift dhe aktivitetit të përditshëm. Puna mund të përfaqësojë një ambient ku do të dalin në pah çështje të reja ose ku do të zhvillohet marrëdhënia që keni, prandaj nuk përjashtohet një histori dashurie që mund të lindë në vendin e punës. Do të keni një predispozitë të madhe për punën në grup, edhe pse zakonisht punoni më mirë vetëm. Do të jetë një periudhë e shkëlqyer për ndërtimin e partneriteteve të reja. Financiarisht, pjesa e parë e shtatorit do të jetë pak e tensionuar, ndërsa fundi i muajit do të jetë shumë bujar për financat tuaja.

 

Demi

Tensioni që ka qenë deri më tani në marrëdhëniet tuaj do të venitet, duke i hapur udhë kënaqësisë dhe sensualitetit. Ndaj do të jetë me fat në dashuri dhe do të keni mundësi të ndryshme për t’u argëtuar. Nëse keni një marrëdhënie të qëndrueshme, me shumë gjasa do të rindizet flaka e dashurisë. Në punë, do të jetë një muaj ku do të dalë në pah kreativiteti tuaj. Gjatë gjithë kësaj periudhe puna juaj do të paguhet mirë dhe bashkëpunimet do të jenë me shumë shpërblime financiare.

 

Binjakët

Mërkuri në këtë muaj do t’ju tregojë se sa e rëndësishme është jeta sentimentale në këtë periudhë. Në fakt do të përfshiheni nga një sërë mendimesh romantike dhe dashuria do të inkurajojë një sërë iniciativash e veprimesh. Është e mundur që të mund të lindin histori të reja dashurie ose goditje me shikim të parë.

Do të jeni veçanërisht me fat në jetën profesionale, sidomos nëse punë në fushën e imobiliare, ndërkohë që nuk përjashtohen probleme të vogla në pjesën e dytë të muajit, të cilat kanë lidhje me bashkëpunimet. Financiarisht, nuk do të shkojë edhe aq keq dhe do të keni mundësi të investoni kursimet për shtëpinë tuaj.

 

Gaforrja

Marrëdhëniet sentimentale do të lidhem me komunikimin, i cili në çift duhet të jetë një element thelbësor që partnerët të jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Shkëmbimi i mendimeve dhe mesazheve do të jetë më i madh dhe do ta keni më të lehtë të flisni lirshëm. Do të ketë risi dhe ndryshime pozitive edhe në fushën profesionale. Pjesa e parë e muajit do të jetë më e qetë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë më aktive dhe frenetike. Aktivitetet e ndryshme do të zhvillohen me shpejtësi dhe do të jeni të detyruar të merrni vendime të menjëhershme. Financiarisht, yjet janë në anën tuaj.

 

Luani

Pjesa e parë e muajt nuk do të jetë e pasur me ngjarje të karakterit sentimental apo romantik. Në këtë perioudhë vizioni juaj për jetën do të jetë çdo gjë tjetër përveç romancës dhe interesat tuaj më shumë do të jenë të përqendruara nga paratë dhe shtëpia. Pavarësisht kësaj, komunikimi me partnerin do të jetë i mirë. Pjesa e dytë e muajit do të jetë pa dyshim më pasionante, e pasur me dëshirë dhe erotizëm.

Shtatori do të jetë një muaj mjaftueshëm bujar dhe paratë do të jenë një nga mendimet kryesore. Për këtë do të përqendroheni në kërkim të burimeve të reja fitimprurëse, një rritje rroge, shpërblim, etj.

 

Virgjëresha

Afërdita do të jetë në shenjën tuaj gjatë pothuajse gjithë muajit, duke sjellë dashuri dhe një periudhë shumë të kënaqshme për jetën në çift. Do të keni mundësi të shoqëroheni me të tjerë e të argëtoheni shumë dhe nuk do të mungojnë mundësitë për të flirtuar.

Në punë gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe më pak e vështirë për t’u realizuar. Kuraja do t’ju ndihmojë pa dyshim të caktoni lidhje që do të bëhen më interesante në sytë e të tjerëve. Do të jetë një muaj i favorshëm për bashkëpunimet dhe partneritetin. Paratë do të jenë një përbërës i rëndësishëm për ju dhe do të keni mundësi të fitoni mirë këtë periudhë, por duhet të tregoheni të kujdesshëm.

 

Peshorja

Do të jetë një periudhë mjaft e qetë në dashuri, veçanërisht në pjesën e parë të muajit. Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit do të ndodhin ngjarje që do të tensionojnë atmosferën sentimentale, duke provokuar disa ndryshime.

Në fushën e punës do të jetë një muaj i vrullshëm, gjatë të cilit do të keni nevojë për shumë energji. Suksesi do të vijë në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit. Financiarisht do të jeni shumë të qetë për arsye se do t’ju paraqiten disa rrethana shumë të favorshme.

 

Akrepi

Gjatë këtij muaji jeta sentimentale do të jetë e kënaqshme, jo shumë me pasion, por me perspektivë premtuese. Për çiftet do të jetë një periudhë e shpenguar dhe me harmoni, e karakterizuar nga argëtimi dhe optimizmi.

Në nivel profesional do të jetë një muaj shumë aktiv dhe i pasur me mundësi; në pjesën e parë të muajit do të keni energji pafund, që do t’ju ndihmojë të fitoni “betejat” tuaja. Projektet e mëdha do të përmbushen në pjesën e dytë të muajit. Situata financiare do të ketë zhvillime pozitive pas datës 14 shtator.

 

Shigjetari

Falë partnerit do t’ia dilni të ecni përpara edhe në punë. Nëpërmjet mbështetjes së personit që dashuroni dhe kurajës që ju jep gjithçka do të ecë sa më mirë. Për ata që janë vetëm, ky është pa dyshim muaji më i mirë për të takuar njerëz të rinj e për t’u shoqëruar me ta.

Në punë do të keni më shumë pavarësi dhe fuqia vendimmarrëse është pa dyshim një nga karakteristikat kryesore tuajat. Bashkëpunimi do të jetë çelësi juaj i suksesit, që do të sjellin më pas fitime goxha të mëdha se sa normalisht.

 

Bricjapi

Jeta juaj sentimentale do të jetë shumë eksituese falë ndërhyrjes së Afërditës, që do t’ju dhurojë përvoja që do t’ju bëjnë më mendjehapur. Mund të takoni dikë që do të stimulojë një dimension të ri shpirtëror.

Do të vlerësoheni dhe do të keni sukses në fushën profesionale, veçanërisht nëse punoni në një sektor që merret me kërkime e shkencë. Financiarisht, do të mund të merrni frymë lirshëm, gjë që do t’ju bëjë të zhvilloni projekte inovative apo të bëni investime.

 

Ujori

Kalimi i Afërditës në shenjën tuaj do të sjellë në dashuri interes për anën më misterioze të lidhjes suaj. Do të jetë një periudhë e mirë për të analizuar ndjenjat apo për të kuptuar se çfarë ndjen partneri; madje mund të zbuloni edhe një sekret për personin që keni në krah.

Shtatori do të sjellë te ju vendosmërinë e domosdoshme për të arritur objektivat profesionale. Do të jeni më garues dhe do të ndjeni nevojën të “luftoni” dhe të tregoni forcën tuaj. Do të keni shansin të fitoni shumë, sidomos nëse keni një grup të mirë njerëzish përkrah.

 

Peshqit

Do të jeni të privilegjuar, sepse Afërdita do të ndikojë shumë në lidhjen tuaj këtë muaj. Do të rigjeni energjinë dhe marrëdhënia juaj dhe partneri do të përfitojnë shumë. Gjithçka do të jetë më në harmoni dhe shpaguese.

Në këndvështrimin profesional parashikohet një periudhë shumë interesante; bashkëpunimi do t’ju sjellë të ardhura dhe sukses dhe klima do të jetë nga më të mirat, si në punë ashtu edhe në këndvështrimin financiar.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com