Mirëqenie

June 6, 2020 | 8:14

4 përbërësit e thjeshtë me të cilët mund të përgatisni vetë kremin kundër rrudhave

Të gjitha gratë e një moshe të caktuar ëndërrojnë të gjejnë një krem të mirë kundër rrudhave, i cili nuk është në gjendje vetëm të rinovojë lëkurën dhe fytyrën, por që është edhe ekonomik, cilësor dhe 100% natyral.

Fatkeqësisht, sot shumica e kremrave në treg kushtojnë shumë! Por është e mundur të përgatisni vetë një krem kundër rrudhave, shumë thjeshtë dhe shpejtë, duke përdorur vetëm 4 përbërës. Tashmë nga aplikimet e para është e mundur të keni një lëkurë të butë dhe rrezatuese, pa asnjë kosto!

Vetëm 4 përbërës, të gjithë të testuar dhe të përshtatshëm për çdo lloj lëkure.

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 e verdhë veze
  • 2 lugë vazelinë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri (ose bajame)

Përgatitja:

Për përgatitjen e kremit kundër rrudhave, filloni të ngrohni vazelinën për disa minuta. Pasi të jetë bërë i lëngshëm, hiqeni atë nga nxehtësia dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini të gjithë përbërësit me një shpatull ose lugë druri, derisa të fitohet një krem i butë dhe homogjen. Në këtë mënyrë kremi kundër rrudhave është gati të përdoret!

Ky krem sjell përfitime të shumta për fytyrën, pasi vazelina është përdorur për një kohë të gjatë për të zbutur lëkurën, por nëse kombinohet me mjaltë, të verdhë veze dhe vaj do të merrni përfitime të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

Kremi është në gjendje të eliminojë njollat e shkaktuara nga mosha, ndotja, dielli. Ndihmon gjithashtu në eliminimin e papërsosmërive, rinovimin e lëkurës, sepse me këtë krem është e mundur që të eliminohen qelizat e vdekura, të rikuperoni elasticitetin dhe butësinë e tyre.

Aplikimi dhe këshilla

Mund të aplikohet në zonën përreth syve, qafës dhe dekoltesë, vepron thellësisht në lëkurë, me një efekt ngritjeje të menjëhershme, shëruese dhe e qëndrueshme për një kohë të gjatë. Shkurt, nga aplikimet e para do të vini re ndryshime të vogla. Kremin mund ta aplikoni në fytyrë në mëngjes dhe në mbrëmje me lëvizje rrethore dhe ta lini të paktën 30 minuta, derisa të përthithet plotësisht. Pastaj fshijeni lëkurën me një leckë të lagur.

Kremi kundër rrudhave të fytyrës mund të ruhet në një kuti kozmetike të mbyllur, larg nxehtësisë dhe dritës, nëse dëshironi mund ta mbani edhe në frigorifer.

 

 

Burimi / https://www.latuadietapersonalizzata.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top