Depresioni është më i zakonshëm nga sa ju mendoni. 11 deri në 20% e grave që lindin kanë simptomat e tij. Për më tepër, ju mund të filloni të përjetoni depresion deri në një vit pas lindjes së foshnjës.
4 shenjat që tregojnë se jeni në depresion pas lindjes:
Të marrësh një vendim duket diçka terrorizuese
Nënat e prekura nga depresioni pas lindjes kanë gjatë gjithë kohës ndjesinë se vendimet e tyre lidhur me fëmijën mund ta dëmtojnë atë. Ato janë të terrorizuara nga marrja e vendimeve dhe mendojnë se nuk po bëjnë një punë të mirë.
Nuk fle as kur fëmija fle
Pjesa më e madhe e nënave të reja nuk fenë gjumë sa duhet në muajt e parë pas lindjes. Por, në rastin e depresionit pas lindjes, nënat shpesh nukflenë as kur foshnja fle dhe mungesa e gjumit sjell probleme të reja.
Ndihesh e trishtuar dhe e stresuar gjatë gjithë kohës
Ekspertët shprehen se është normale që në javët e parë pas lindjes, nëna të ndihet disi e mërztur, të qajë apo të ndihet e stresuar. Por, nëse kjo gjendje vijon për një kohë më të gjatë, do të thotë se mund të keni të bëni me depresion pas lindes.
Mendoni se mund të lëndoni veten ose fëmijën
Edhe nëse nuk keni kurrë ndërmend të bëni një gjë të tillë, por këto mendime ju kalojnë nëpër kokë, është shenjë se duhet tëflisni me një mjek. Sigurisht që mund të keni turp të flisni me dikë tjetër për këto mendime, por ndihma e menjëhershme është një domosdoshmëri, si për ju, ashtu edhe për fëmijën dhe familjen tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.