Mirëqenie

October 4, 2017 | 11:13

4 shkaqet që ju bëjnë të keni duar të ftohta gjatë gjithë kohës

gishta

Presion i ulët i gjakut

Nëse keni humbur shumë gjak, jeni të dehidratuar ose jeni duke vuajtur nga çrregullime endokrine, ndoshta keni edhe hipotension, presion të ulët të gjakut. Presioni i ulët i gjakut i bën gishtat të ftohtë, sepse gjaku do të drejtohet te organet vitale, që ato të funksionojnë mirë. Në rast se përjetoni simptoma si nauze, pamja e mjegullt, marramendje dhe konfuzion ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj për këtë, sepse hipotensioni ka shumë efekte anësore.

Anemia 

Nëse keni një sasi të vogël të hemoglobinës ose pak qeliza të kuqe të gjakut, anemia do t’ju shkaktojë disa probleme si gishtat e ftohtë, një ngjyrë të zbehtë dhe marramendje për shkak të furnizimit me oksigjen të reduktuar. Anemia mund të shkaktohet nga mos konsumimi i hekurit të mjaftueshëm, shumë gjakderdhje për shkak të menstruacioneve ose çrregullime të tretjes. Trajtimi i anemisë fillon me marrjen e shtesave të hekurit dhe konsumimin e ushqimeve të pasura me hekur.

Pirja e duhanit

Nikotina, ngushton enët e gjakut dhe parandalon gjakun që të arrijë mjaftueshëm në gjymtyrë.

Mungesa e vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12 ndikon negativisht në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut duke u dhënë kështu efektin e ftohjes së gishtave. Zbulimi i mungesës së vitaminës B12 është i mundur me një test të thjeshtë të gjakut. Nëse zbuloni se keni nevojë për B12, ju mund ta gjeni në produktet e qumështit, shpendët dhe mishi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top