Lifestyle

October 4, 2017 | 11:22

Ornella Muti flet për tradhtinë: “Ta hajë dreqi! Celentano nuk duhet ta kishte treguar”

E sinqertë dhe e guximshme, aktorja italiane Ornella Muti ka rrëfyer në një intervistë për mediat italiane atë që ajo e ka quajtur të vetmen tradhti të jetes së saj dhe ka zbuluar se ai është i madhi Celentano.

ornela

“Po, kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentanon. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi! Me mua e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, ka treguar ajo per “Il Messaggero”.

Ajo dhe Celentano kanë luajtur bashkë në disa filma shumë të njohur dhe të dashur edhe për shqiptarët. Ata kanë xhiruar bashkë në 1980, por duket se tradhtia ndodhi gjatë xhirimit “Innamorato pazzo”. Ajo tregon se pikërisht ai episod është tradhtia e saj e vetme. Federico Fachinetti ishte burri i dytë i aktores, deri në 1996, pas Alessio Orano (1975-1981). Nga një lidhje e shkurtër me produicentin spanjoll José Luis Bermúdez de Castro, ka edhe vajzën Naike Rivelli, që mban mbiemrin e aktores, (Ornella Muti është në fakt emri i artit të Francesca Romana Rivelli).

Burimi: Gazeta “Panorama”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top