FB

October 15, 2025 | 11:30

4 ushqimet e vjeshtës që përmirësojnë shëndetin mendor

Me ndryshimin e stinës dhe rënien e temperaturave, trupi dhe mendja jonë ndihen ndryshe. Vjeshta, përveç bukurisë natyrore, sjell edhe një bollëk ushqimesh sezonale që nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të dobishme për mirëqenien mendore. Në këtë artikull, zbulojmë 4 ushqime të vjeshtës që mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit, përmirësimin e humorit dhe forcimin e trurit.

Mollët

Sigurisht, mollët janë në treg gjatë gjithë vitit. Por ato janë veçanërisht të shijshme gjatë vjeshtës. Ato janë mbrojtëse neurologjike, parandalojnë dëmtimin e ADN-së, reduktojnë dëmtimin oksidativ dhe të gjitha këto lidhen me një shëndet të mirë mendor.

Kungulli

Kungulli është ndoshta aroma më e njohur e vjeshtës. Kungulli përmban minerale që nxisin funksionimin e trurit, ndihmon në ruajtjen e kujtesës, ju bën të ndiheni më mirë, rrit disponueshmërinë.

Shafrani i Indisë

Shafrani ul simptomat e depresionit dhe gjithashtu ka veti të fuqishme antiinflamatore dhe antioksiduese.

Kanellë

Shtimi i këtij aromatizuesi rrit humorin dhe stimulon trurin. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, i cili kontribuon në një gjendje shpirtërore të qëndrueshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top