Kujdesi për lëkurën tuaj nuk është i lehtë. Nuk është thjesht çështje e disa ‘recetave të mrekullisë’ ose disa produkteve super që i përdorni për t’u kujdesur për të. Ushqimi që hani ndikon në shëndetin e lëkurës suaj. Këtu janë disa ushqime , të cilat janë të dobishme për shëndetin tuaj të lëkurës dhe bukurinë.
Boronica
Boronica përmban antioksidantë, që ndihmojnë në largimin e toksinave.Toksinat janë përgjegjëse për të gjitha sëmundjet dhe problemet e lëkurës.
Spinaqi
Është një nga ushqimet më të shëndetshme. Përmban antioksidantë, ushqyes dhe vitamina si B, C dhe E. Për më tepër, përmban një sasi të madhe të magnezit, hekurit, kalciumit dhe kaliumit. Sjell përfitime të mëdha edhe për trupin, edhe për lëkurën.
Salmoni
Salmoni përmban një sasi të madhe të acideve yndyrore omega-3, që ndikon në pigmentin e lëkurës. Gjithashtu, ndihmon lëkurën tuaj nga efektet e dëmshme të diellit, pasi përmban selen.
Domatja
Domatet janë të pasura në antioksidantë, që ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.