Lifestyle

October 6, 2017 | 9:21

Nobelisti Kazuo Ishiguro: Si e shkrova për katër javë “Remains of a day”!

Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi, anglo-japonezi Kazuo Ishiguro rrëfen si e shkroi romanin me të cilin fitoi “Man Booker Prize”. Media e ka cilësuar “Remains of a day” (Mbase kujtimet e një dite- ajo çfarë na mbetet) si një kryevepër delikate të dëshpërimit.

kazuo

“Isha 32 vjeç dhe sapo isha zhvendosur në një shtëpi në Sydenham, në jug të Londrës. Mund të shpërndaja letrat e mia ku të doja pa qenë e nevojshme të pastroja. Kam shkruar me dorë të lirë, pa u kujdesur për stilin apo nëse diçka që kisha shkruar pasdite ishte në kontradiktë me atë që kisha shkruar atë mëngjes. Përparësi ishte vetëm dalja e ideve në sipërfaqe dhe rritja e tyre. Fjali të tmerrshme, dialogje të shëmtuar, skena që nuk shkonin askund – i lashë ato të rrinin”. Romani që ka fituar Man Booker Prize i Kazuo Ishiguro është një histori e dashurisë së pashprehur për këdo që i ka mbajtur për vete ndjenjat e vërteta. Ne gjejmë te ai roman, pamjen e një njeriu që përpiqet me dëshpërim të mbajtë mbyllur kapakun e emocioneve të tij. Dhe çfarë pamjeje është!

“Remains of a day” bën gjënë më të mrekullueshme që një vepër letrare mund të bëjë: ju bën të ndiheni sikur mbani në duar një jetë njerëzore. Kur të arrini fundin e librit,  do të ndiheni sikur keni humbur një mik – një mik me zë të lartë, që e refuzon disa gjëra, por që është një mik i mirë megjithatë. Ju do të doni t’i jepni atij një përqafim, edhe pse ai do të jetë i zemëruar.

“Remains of a day” është një libër për një jetë të prishur. Bëhet fjalë për mënyrën se si kushtëzimi i rrethanave mund të të kthejë në armikun më të keq të vetes, duke ju bërë bashkëpjesëmarrës në nënshtrimin tuaj. Është ndoshta një libër tërësisht anglez – nuk mund të imagjinohen lexues të disa kombeve të tjera që do të kenë aq shumë durim me një protagonist që kalon katër dekada pa i deklaruar ndjenjat e tij. “Një lloj varësie në një dëshpërim të qetë është një mënyrë kaq angleze”, siç këndonte Pink Floyd. Është një libër për këdo që e ndjen se e ka mbajtur veten pas kur diçka që me të vërtetë ka pasur rëndësi ka qenë para./Pasqyre.al

Marketing: psikologjia@revistapsikologji.com Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / rolandpanorama@gmail.com

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com