Lifestyle

December 22, 2016 | 11:14

Nxënësit zhvillojnë provimin nën mjegull të dendur ndotjeje

Disa foto të botuara në mediat online kanë shkaktuar zemërim të madh në Kinë, pasi një shkollë vendosi se ‘alarmi i kuq’ i shpallur për ndotjen në gjysmën e vendit, nuk ishte justifikim për të mos zhvilluar provimin.

1

400 nxënës të shkollës së mesme ‘Numër 1” në Linzhou, në provincën Henan të Kinës janë detyruar të ulen në një shesh lojërash për të bërë provimin, pavarësisht udhëzimeve të autoriteteve të larta shkollore për ndërprerjen e procesit mësimor, deri në anulimin e alarmit të kuq.

Por, shkolla rebele duket se mendonte se arsimimi nuk vjen pa sakrifica, megjithëse ky mentalitet i ka kushtuar postin drejtorit të saj.

Pekini paralajmëroi një javë më parë se pritej një periudhë e rëndë mjegulle dhe dha një “alarm të kuq”, i cili përfshiu mbylljen e fabrikave, mbylljen e shkollave, si dhe ndaloi qarkullimin e lëvizjeve me makinë.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top