Këshilla & Arsye

December 22, 2016 | 12:48

Një shportë dhuratash me motive shqiptare

Veprat artizanale luajnë rol shumë të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditave të çdo vendi apo rajoni. Punimet me dorë janë një medium i rëndësishëm për përçimin e aftësive tradicionale dhe talenteve, të cilat janë të lidhura me mënyrën e jetesës dhe historinë e njerëzve. Në prag të festave të fundvitit, ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni i fton qytetarët, që të dhurojnë sa më shumë produkte të prodhuara nga artizanët e Krujës.

“Nuk besoj se do gjeja dhuratë më të bukur për festat, sesa këto produkte të prodhuara nga artizanët e Krujës. Ka shumë dashuri dhe përkushtim në këto prodhime 100% shqiptare që mbajnë firmën e artizanëve më me emër të qytetit me numrin më të madh të turistëve, në çdo stinë të vitit. Janë 9 artizanë: Vjollca Dallaku, Ariana Çerhozi, Lindita Herri, Dëshire Maja, Xhevdet Bardhi, Vjollca Haxhiu, Dallëndyshe Tabaku, Ndriçim Guni dhe Elida Çela. Me ndihmën e organizatës jo-fitimprurëse Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, me financimin e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit dhe të asistuar nga dy ekspertë të prodhimit nga Maqedonia e Shkodra, këta artizanë kanë sjellë këtë dhjetor një shportë dhuratash me motive shqiptare, e cila rri mrekullisht në kalldrëmet e Pazarit të Krujës”, shkruan ministrja Gjermeni.

Gjatë viteve të fundit, rëndësia e punimeve me dorë është rritur për shkak të vlerave të tyre kulturore dhe financiare. Industritë e vogla, duke përfshirë zejtarinë, mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e ekonomisë.

21 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top