Këshilla & Arsye

January 17, 2019 | 13:57

5 arsye pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Fjetja me flokë të lagur sjell probleme të shumta. Le të shohim se cilat janë ato:

  1. Dhimbje koke

Gjatë natës, kur flini, temperatura e trupit bie shumë dhe nëse shkon të flesh me flokë të lagur, kjo do ta bëjë të vështirë që trupi të ruajë temperaturën e tij, gjë e cila mund të shkaktojë dhimbje koke.

  1. Përhapja e baktereve

Kjo është një tjetër arsye pse nuk duhet të flini me flokë të lagur. Për më tepër, ne e dimë që jastëku është plot me kërpudha dhe baktere që vijnë nga celuloza dhe faktorë të tjerë. E gjithë kjo e lidhur me lagështinë e flokëve tuaj mund të përfundojë me rritjen e përhapjes së baktereve.

  1. Problemet e lëkurës

Lagështia e flokëve gjatë gjumit rrit rrezikun e vuajtjes nga problemet e lëkurës, duke qenë se mikroorganizmat kanë mjedisin ideal për t’u përhapur. Si rezultat, infeksionet dhe irritimet e kërpudhave mund të shfaqen në lëkurën e kokës.

  1. Kruajtje dhe inflamacion

Kjo është një nga arsyet pse nuk duhet të flini me flokë të lagur. Përveç kësaj, kërpudhat që përhapen në lëkurë për shkak të flokëve të lagur mund të shkaktojnë inflamacion dhe kruajtje, edhe pas tharjes së flokëve. Kjo simptomë mund të përsëritet dhe shpesh zgjat disa ditë për t’u zhdukur nëse nuk trajtohet si duhet.

  1. Këputje e flokëve

Nëse shqetësoheni për mbajtjen e flokëve tuaj të fortë dhe të shëndetshëm, duhet të shmangni zakonin e keq të larjes para se të shkoni në shtrat. Kjo praktikë gjeneron një dobësim të fortë të flokëve dhe rrit ndjeshmërinë ndaj këputjes dhe rënies.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top