Këshilla & Arsye

August 29, 2018 | 11:04

5 arsye të mira për të pasur një mace kur keni fëmijë

Disa thonë se macja është hakmarrëse, kapriçioze, e ndyrë. Që sa pa ardhur i vogli në shtëpi, do shkojë të urinojë në teshat e tij dhe do t’i zërë vendin në shtrat për të fjetur. Të gjithë ata që thonë kështu, kurrë nuk kanë pasur një mace, një fëmijë dhe mbi të gjitha një mace dhe një fëmijë së bashku.

kids-with-cats-51__605Macja është një nga kafshët më inteligjente në botë. Ajo e kupton kur jeni shtatzënë, kur prisni për një bebe, kur ai i pafuqishëm mbërrin në shtëpi dhe kur i tërheq bishtin, thjesht për t’u argëtuar, dhe jo me keqdashje. Ka mijëra arsye pse të kesh fëmijë dhe kafshë që jetojnë nën të njëjtën çati është jashtëzakonisht pozitive, por këtu duam t’ju tregojmë vetëm pesë. Këto janë 5 arsye të mira për të pasur një mace kur keni një fëmijë.

1

Shëndeti

Shpesh, kur vendosim të marrim një mace pasi kemi sjellë në jetë një fëmijë, apo kur kemi mbetur shtatzënë, dhe i kemi macet në shtëpi, shqetësimi i parë i përket higjienës apo sëmundjeve që kafsha mund të ketë dhe eventualisht i transmeton ato tek fëmija apo nëna në pritje.

Në realitet, një mace e ndjekur te veterineri, nuk ka asnjë rrezik të infektojë të voglin apo nënën e ardhshme. Studime të shumta tregojnë se fëmijët që rriten në kontakt me macet, do të kishin dy herë më pak rrezik të zhvillonin forma të astmës dhe alergjive.

Përgjegjësitë

Macja e shtëpisë luan një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijës. Fakti i të pasurit të një maceje, dhe më gjerësisht, një kafshë në shtëpi, ju lejon të mësoni t’i “kushtoni vëmendje tjetrës”, duke u kujtuar ta ushqeni dhe të pijë, të pastrojë vendin e saj…

Një rol që të voglit do t’i pëlqejë shumë; i cili do t’i japë atij përgjegjësi dhe vetëbesim. Fëmija mund të luajë edhe si veteriner, duke i larë qimet maces dhe duke kontrolluar shëndetin e saj përmes përkëdheljeve.

Ndryshe nga qeni, macja nuk bën gjëra që nuk duhet t’i bëjë, dhe kjo do t’i mësojë përuljen dhe durimin fëmijës tuaj.

cat-and-baby

Çlodhja

Prania e një maceje fal qetësi për mjedisin rrethues dhe transmeton relaksim për të gjithë familjen. Vetëm fakti i përkëdhelive, ju zvogëlon tensionin arterial, duke pasur një efekt të dobishëm në rrahjet dhe ritmin e zemrës dhe të ul gjendjen e ankthit. Gërhimat e maces gjithashtu aktivizojnë seratoninën, hormonin që rregullon gjendjen shpirtërore dhe urinë.

Loja

Kur fëmija nuk ha dhe nuk luan, me macen luan dhe vrapon. Fëmija mund të bëhet shoku i tij i përsosur. Mund të vraponi pas tij, duke e stimuluar me toptha për t’i kapur. Ky shoqërim do t’i bëjë shumë mirë fëmijës dhe maces. Kujdes vetëm me mësimin e fëmijës për ta respektuar macen.

Shoqërimi

Fëmija do të jetojë, macja, si mikeshë të cilës i ka besuar ëndrrat, gëzimin, zemërimin… është ajo që në zhargon njihet si “kafshë kalimtare”. Një marrëdhënie që i jep fëmijëve mësimet e jetës: madje macja shkon tek mjeku, vaksinohet, lahet, ushqehet… dhe vdes një ditë. Ashtu si ne.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi gennylagattara.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top