Ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë për të pastrosh trupin. Ndoshta keni bërë ushtrime, keni pirë apo ngrënë ushqime që ndihmojnë në eliminimin e toksinave. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se toksinat nuk ndikojnë vetëm aspektin fizik, por edhe atë mendor.
Çdo ditë grumbullojmë tension, stres, ankth, zemërim, trishtim dhe emocione të tjera negative. Kjo është mënyra si ne ushqejmë mendjen me emocione negative. Ja 5 emocionet toksike që shpesh grumbullohen brenda jush:
ZEMËRIMI – Është një mekanizëm vetëmbrojtjës, por ka një kufi që nuk duhet të tejkalohet.
FYERJA – Të mos qenit në gjendje për ta kthyer faqen dhe për të falur bën që t’i nënshtrohemi një dhimbjeje të vazhdueshme emocionale.
PAKËNAQËSIA – Të ndjehesh i pakënaqur mund të jetë një nxitje për t’u përmirësuar. Por, kur kemi humbur gëzimin e jetesës, dhe ne e bllokojmë atë, bëhet një gjendje të vazhdueshme emocionale.
FAJI – Ajo mbush mendjen me fyerje, ankesa dhe shqetësime të vazhdueshme.
FRIKA – Kjo është e dobishme kur paralajmëron përballjen me një rrezik të pashmangshëm. Megjithatë, në qoftë se ajo humbet funksionin normal, bëhet një pengesë e panevojshme për rritjen tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.