Marrëdhënie

February 8, 2018 | 14:19

5 fakte se përse e mendoni ende dashurinë e parë

Thuhet se dashuria e parë ka shumë ndikim në jetën e njerëzve. Ata mund të gjejnë një partner tjetër në të ardhmen, por askush nuk e harron kurrë personin e parë që i ka vjedhur zemrën.

Nuk duhet të jetë e habitshme, që një ish, mund të shfaqet shpesh në ëndrrat tuaja. E megjithatë, sa herë që ndodh është e tmerrshme.

Lind pyetja: Pse jam duke menduar për këtë person? A do të thotë kjo që unë nuk e dua partnerin tim aktual? 

Këto janë disa arsye pse ndodhë kjo gjë:

Ju dëshironi që ai të pranojë vlerën tuaj

Dashuritë e para janë intensive. Ndarja  juaj e parë ishte një gjë shkatërruese që përfundoi keq. Ju mendoni  për të, si  një përpjekje e pandërgjegjshme për t’u  përmbushur. Nëse ndiheni sikur dashuria juaj e parë nuk ju ka ditur vlerat, tani ndiheni më mirë me veten tuaj. Subkoshienca  juaj dëshiron t’i bëjë ata të kuptojnë se kanë bërë një gabim duke ju braktisur.

Ju krahasoni eksperiencat e dashurisë suaj të parë me të tashmen

Nëse, personi që keni dashur dikur ju ka bërë të vuajë, ju ende keni frikë se partneri i momentit mund të bëjë të njëjtën gjë. Ju nuk dëshironi ta mendoni këtë gjë, por ndonjëherë mendja nuk ju lë të qetë dhe shkon pikërisht te dashuria juaj e parë.

Thjesht nuk e harroni dot

Nëse ju mendoni për të ende, kjo nuk do të thotë se jeni çmendur. Askush nuk mund të komandojë mendjen apo zemrën. Janë gjëra që u ndodhin të gjithëve. Mos e mendoni si një tradhti ndaj personit që jeni të lidhur.

Keni ende çështje të pazgjidhura

Ndarja me personin e parë që keni dashur, ju ka bërë të keni ende gjëra të pazgjidhura. Edhe pse ka kaluar kohë, ju mendoni se do dëshironit shumë që këto gjëra të zgjidheshin. Ju ktheni kokën për të parë se ku ndodheni, por situata duket e pamundur, sepse secili ka krijuar jetën e vet.

Keni probleme në lidhjen tuaj

Si çdo çift edhe ju ndonjëherë kaloni ndonjë krizë. Mendja juaj pa dashur sërish shkon te ish-partneri juaj, më saktësisht te dashuria e parë. Ndoshta ju kujtohen momentet kur kishit probleme si këto që po përjetoni tani.

Burimi / http://www.intv.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top