FB

June 27, 2025 | 16:30

5 frikëra të pavetëdijshme që të pengojnë të ecësh përpara

Ndonjëherë ndihesh i ngecur, sikur nuk lëviz dot përpara, sado që përpiqesh? Nuk je dembel apo i “prishur”. Por ndoshta diçka e fshehur po të ndalon. Këto janë frikëra të pavetëdijshme që ndikojnë në zakonet tona, në mënyrën si flasim me veten dhe në vendimet që marrim – shpesh pa e kuptuar.

frike

1.Frika e të qenit “shumë”

Ke ulur zërin tënd, ke shmangur të shprehësh ndjesitë apo të tregosh sukseset nga frika se mos dukesh i tepruar? Kjo frikë lind nga ideja se të qenit i zjarrtë apo ambicioz mund të shqetësojë të tjerët. Por duke u përpjekur të “zvogëlohesh”, humbet vetveten. Lejoje veten të jesh ashtu si je – kush të vërtetë do të pranojë.

 

2.Frika e të mos qenit mjaftueshëm

Kjo frikë të bën të mendosh se gjithmonë duhet të bësh më shumë, se nuk e ke “fituar” ende pushimin apo suksesin. Shfaqet si perfeksionizëm dhe punë e tepruar që çon në djegie emocionale. Pyetja e vërtetë nuk është “A po bëj mjaft?”, por “Çfarë do të ishte e mjaftueshme për mua tani?”

 

3.Frika nga ndryshimi – edhe kur është pozitiv

Ndryshimet, edhe ato të mira si një punë e re apo një lidhje, mund të shkaktojnë ankth sepse na largojnë nga identiteti që njohim. Edhe paqja mund të duket e çuditshme kur je mësuar me kaos. Pranoje që rritja është e parehatshme, por e nevojshme.

 

4.Frika nga të qenit i dukshëm

Suksesi sjell vëmendje, dhe për disa kjo është frikësuese. Të ekspozohesh mund të të bëjë të ndihesh i gjykuar apo i refuzuar. Për këtë arsye, shumë njerëz qëndrojnë në prapaskenë. Por fshehja nuk të mbron – vetëm të kufizon. Fillimisht provo të dukesh në mënyra të vogla dhe gradualisht lejoje veten të shkëlqejë.

 

5.Frika nga zhgënjimi i të tjerëve

Shumë vendime merren nga frika për të mos zhgënjyer të tjerët – prindërit, partnerin, shefin… Kjo frikë shpesh maskohet si “përgjegjësi” ose “mirësjellje”. Por nëse gjithmonë vendos të tjerët para vetes, humb rrugën tënde. Pyet veten: Po të mos kisha frikë se po zhgënjej askënd, çfarë do të bëja?

 

Këto frikëra nuk janë të meta – janë pjesë e përvojës njerëzore. Por kur i bëjmë të vetëdijshme, humbasin fuqinë për të na kontrolluar. Vetëdija është hapi i parë drejt ndryshimit të vërtetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top