Marrëdhënie

February 9, 2016 | 8:33

5 gënjeshtrat që mund t’ia thuash partnerit

Kur dhe pse të gënjesh është në rregull

“Fjalët presin si thika dhe është e lehtë që ato ta dëmtojnë apo lëndojnë shpejt marrëdhënien tuaj me një gjuhë të besueshme”, sipas terapistit për marrëdhëniet, autorit Jamie Turndorf, PhD në PsychologyToday. “Mendoni se atë që keni ndërmend të thoni apo të bëni, duhet të jetë e dobishme dhe konstruktive për personin tjetër dhe marrëdhëniet me të, edhe në qoftë një gënjeshtër e bardhë. Këto fraza mund t’ju ndihmojnë të ruani paqen në lidhje.

“Keni të drejtë” të pushoni luftën
Ngacmimi mes fjalësh të vogla, në rrënjë nënkupton pendimin, edhe nëse nuk jeni dakord me partnerin tuaj. Të lësh mënjanë mbrojtjen në nerva e sipër, nënkupton intuitën, e cila në fakt është shumë efektive dhe të nxjerr në paqe nga situata”, thotë Melody Brook, autor i “The blame game”, (Lojë faji).

“Dukeni shkëlqyer” për të shmangur mendimin e duhur
Kjo është përgjigja e saktë e pyetjes: “A më tregojnë këto xhinse të shëndosha?” Të thuash të kundërtën mund të jetë lënduese. “Të tjetërsosh mendimin apo të shprehesh pak në lidhje me atë që ju vjen ndërmend, mund të jetë me të vërtetë e dëmshme në një marrëdhënie”, shkruan Bernstein. Por duke i dhënë nuanca të tjera përgjigjes tuaj, gjendja në çift do të jetë krejt më pozitive.

Të dua më shumë se çdo gjë” si dashuri zhgënjyese
Në një studim të kohëve të fundit, kërkuesi për marrëdhëniet në Universitetin DePaul, Sean Horan, PhD, shqyrtoi këtë formë të gënjeshtrës, termin absolut, të njohur si dashuri zhgënjyese. Ai dalloi se pjesëmarrësit shprehnin veprime të rreme me të afërmit përreth tre herë në javë. Për sa kohë që ndjenjat e vërteta janë atje si një themel, “dashuria e vërtetë zhgënjyese mund të ndihmojë në ruajtjen e një marrëdhënie”, pohon Horan.

Të kuptoj” për të treguar kujdes të thellë
Edhe nëse ju nuk mund të jeni plotësisht në gjendje për ta bërë këtë shtirje, është e rëndësishme t’i tregoni se e keni ju çelësin për ta bërë këtë. “Empatia, aftësia për të njohur dhe ndarë ndjenjat me dikë tjetër, është pjesa më e rëndësishme e çdo marrëdhënieje”, vlerëson psikologu Albert Maslow, PhD.

 

Burimi:  Reader’s Digest

 

http://www.msn.com/en-us/lifestyle/relationships/the-5-lies-that-are-okay-to-tell-your-partner/ss-BBp5z7I

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top