Vrapi është një formë ideale e stërvitjes dhe sjell përfitime për shëndetin e përgjithshëm.
Çfarë duhet të shmangni sapo të përfundoni vrapin:
Mos qëndroni me rrobat tuaja të stërvitjes
Edhe nëse nuk janë shumë të djersitura, rrobat e lagështa janë një mjedis ideal për përhapjen bakteriale. Pavarësisht nëse mund të laheni menjëherë ose jo, ndërroni rrobat, çorapët dhe këpucët për të mbajtur muskujt tuaj të ngrohtë dhe të relaksuar. Kjo do të ndihmojë qarkullimin e mirë të gjakut, i cili është i rëndësishëm për rimëkëmbjen e muskujve pas vrapimit.
Shmangni shtrirjen në shtrat
Pas një stërvitjeje të vështirë, ju keni të drejtë … të fundoseni në shtrat. Por ju nuk duhet të tundoheni, pasi drita natyrale është një mjet ideal, sepse ndihmon qarkullimin e gjakut.
Planifikoni një aktivitet në dritën natyrore, siç është ecja, frymëmarrja e thellë.
Kini kujdes dietën
Lejoni të kalojnë 20-30 minuta pas vrapimit dhe pastaj hani ose pini.
Shmangni punë të rënda
Mund të duket e përshtatshme të bëni punë të rënda, sapo ktheheni nga vrapimi dhe më pas të ndërroni rrobat, por nuk është më e mira për muskujt e lodhur.
Mos e neglizhoni fazën e rimëkëmbjes
Trajtojeni trupin tuaj me respekt, ashtu si atletët e mëdhenj, pa marrë parasysh ritmin dhe distancën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.