Këshilla & Arsye

November 4, 2017 | 17:08

“Nuk dua fëmijë”, psikologët shpjegojnë pse po rritet numri i femrave që po e pranojnë këtë fakt

Femrat që nuk duan fëmijë, gjenden vazhdimisht përpara pyetjeve për të treguar arsyet dhe, shpeshherë, ndihen të pa zonjat për të bindur të tjerët se përse nuk duan as fëmijë dhe as një lidhje të qëndrueshme…Nuk duan përgjegjësi? Duan të jenë gjithnjë të lira? Apo thjesht nuk i pëlqejnë fëmijët? Psikologët kanë disa përgjigje…

vvv

“Po shtohen përditë e më shumë femrat që nuk duan të kenë fëmijë. Disa prej tyre nuk e thonë me zë të lartë, disa të tjera nuk ia pranojnë as vetes e as mikeshave më të ngushta por realiteti është ky. E tregon këtë edhe rënia e numrit të lindjeve, kudo nëpër botë.

Arsyet e deritanishme, sipas përvojës sime, tregon psikologu Roberto Pani është se femrat tani gjykojnë, se nuk kanë pasur raporte të mira me nënat e tyre dhe nuk do të donin një gjë të tillë edhe për fëmijët, nuk do të donin as të ishin shumë mbrojtëse (mbytëse) e as ndikuese…

Nga ana tjetër mendojnë se kjo është një ‘punë’ shumë e vështirë dhe asnjëherë nuk mund të bëhet siç duhet.

Realiteti i vështirë, bota ku po jetojmë që po shkon gjithmonë e më keq, ngelet ndër arsyet thelbësore pse po rritet numri i grave që nuk duan fëmijë. Ato ndihen të trembura…

Është edhe një kategori grash, më e vogël në numër, që ndihet e plotësuar ashtu siç është, nuk ka nevojë për njerëz të tjerë në jetën e saj për t’u ndjerë e plotësuar”, nga ana tjetër, duhet thënë, shton psikologu, se rritja e fëmijëve po bëhet gjithnjë e më kaotike…Me gjithë problemet që mund të kenë pasur brezat e shkuar, liria e atyre të sotmëve (prindërve) nuk po përmirëson asgjë. Mungojnë ekuilibrat dhe kjo ku po jetojmë është periudha më e keqe për të sjellë një fëmijë në jetë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top