Me fuqinë që prodhon, një llambë mund të ndizet. Dhe vetëm ai konsumon një të pestën e oksigjenit që hyn në trup. Këtu janë disa kuriozitete për trurin:
1.Truri nuk ndjen dhimbje. Ai mund të perceptojë sinjale se pjesët e tjera të tij kanë dhimbje, por ai vetë nuk ka receptorë që dërgojnë sinjale të tilla.
2.Truri peshon 2% të peshës trupore, por konsumon rreth 20% të energjisë dhe oksigjenit tuaj.
3.Mendja juaj prodhon rreth 23 vat fuqi kur jeni zgjuar. Mjafton për të ndezur një llambë.
4.Enët e gjakut të trurit kanë një gjatësi totale prej 160.000 kilometrash, d.m.th nëse i vendos pranë njëra-tjetrës, rrotullon 4 herë tokën me to.
5.Truri i njeriut prodhon neurone gjatë gjithë jetës si rezultat i aktivitetit tuaj mendor (kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta mbani atë aktiv)
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor / Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.