FB

March 3, 2022 | 8:45

5 gjërat që pëlqejnë introvertët në leximin e romaneve

Imagjinoni këtë: një karrige komode, shiu që troket në dritare, një filxhan i ngrohtë dhe një roman i cili do t’ju çojë në një botë krejt tjetër. A nuk tingëllon e mrekullueshme? Epo, ashtu është!

personreading-ar04012021

Leximi është një aktivitet i preferuar për shumë introvertë. Sigurisht, na ndodh të ulemi ndonjëherë vetëm dhe nuk kemi nevojë të flasim me askënd, gjë që e duam si rutinë. Por ka më shumë se kaq. Leximi na lejon të kanalizojmë pikat tona të forta introverte, të rimbushim bateritë dhe madje të njohim veten nëpër faqe. Romanet në veçanti kanë një magji të caktuar që u përgjigjet interesave dhe pikave të forta të shumë introvertëve. Në shkollë, koha e leximit të pavarur, ndonjëherë është pjesa e preferuar e ditës. Aq shumë, saqë, në disa raste, mund të kapesh mat duke lexuar romane nën tavolinë, edhe pse mund të mos jetë rasti i tillë.

2018824153011603bh

5 gjërat që pëlqejnë introvertët në leximin e romaneve:

1. Na lejojnë të humbasim në një botë tjetër.

Introvertët kanë imagjinatë të gjallë dhe iu pëlqen ta përdorin atë. Për shkak të kësaj, kur autorët krijojnë një botë tjetër në faqe, ata tërhiqen lehtësisht në të. Imagjinata e tyre mund të zmadhojë përvojën e leximit të një romani. Të lexosh një roman është si të futesh në një pikturë që një autor e ka krijuar me fjalë. Një plazh i shkëlqyeshëm i Kalifornisë apo rrugët me kalldrëm të Evropës… mund ta vendosim veten atje, duke ecur përkrah personazheve nëpër histori.

2. Leximi i romaneve lejon të vlerësojmë vërtet imagjinatën tonë.

Një roman mund të na shtyjë ta shohim botën ndryshe ose të na japë frymëzim për jetën tonë. Për shembull, një komplot emocional me një mesazh të rëndësishëm mund të na shtyjë të mendojmë (siç priremi të bëjmë) rreth pyetjeve të thella të kuptimit të jetës. Ose ndërveprimet midis personazheve mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si t’i qasemi një vendimi ose bisede të vështirë. Nga ana argëtuese, një roman mund të na japë ide për aktivitete me familjen ose miqtë, për destinacionin tonë të ardhshëm të udhëtimit ose për një hobi të ri.

3. Leximi është një aktivitet i vetmuar, i qetë që na mundëson të rimbushemi në çdo kohë, kudo.

Pavarësisht nëse jeni në klasë si student apo mësues, në një zyrë plot zhurmë, duke nxituar nga takimet te detyrat në grup, apo ndonjë kombinim i gjithçkaje, introvertët nuk janë vetëm të ndjeshëm ndaj kontakteve të gjata me njerëzit, por edhe ndaj stimulimit të tepërt. Introvertët priren të jenë një grup krijues. Duhet të ketë diçka në mendjen e tyre pas sjelljeve aq të qeta. Të ulesh në heshtje për të lexuar një roman është një mënyrë për të shfrytëzuar atë krijimtari.

4. Ata na japin një arratisje nga bota stresuese që na rrethon.

Nëse kaloni një ditë të vështirë ose jeni i stresuar për ndonjë arsye (ndonjëherë është stres i lidhur me presionet e të jetuarit në një botë ekstroverte!), të kalosh një ose dy kapituj në botën e një romani është një shpërqendrim i shëndetshëm që ju ndihmon të ndiheni më mirë. Nëse tërhiqeni në botën e një personazhi, kemi një shans të shkëputemi nga çdo gjë që na shqetëson. Të kalosh disa minuta brenda botës imagjinare të një romani është një shpërqendrim i shëndetshëm që na ndihmon të rivendosim kur është koha për t’u kthyer në botën reale.

5. Ata shpesh kanë karaktere introverte të afërt.

Ndërsa bota ka filluar t’i kuptojë më mirë introvertët, është mirë t’i shohësh si heronj në tregimet tona të preferuara. Duke parë triumfin e personazheve introverte, në retrospektivë, na bën më të sigurt si një introvert në botën reale.

 

Përgatiti K.I / Burimi introvertdear.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top