Këshilla & Arsye

November 22, 2018 | 14:06

5 gjërat që nuk duhet t’i ndani me të tjerët, për të qenë gjithmonë të lumtur…

Edhe pse shpesh dëshirojmë t’i ndajmë sekretet më intime me miqtë e afërm, ekzistojnë gjëra të caktuara të cilat do të duhej t’i ruajmë vetëm për veten. Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk do të duhej t’i ndani me askënd, cilat janë ato po jua zbulojmë në vazhdim:

Çdo grindje që keni me partnerin

Nëse do të ankoheshit për çdo cikërrimë e cila nuk është në rregull në jetën tuaj emocionale, miqtë tuaj mund të fillojnë ta akuzojnë partnerin tuaj dhe të krijojnë pasqyrë negative për të.

Çdoherë kur nuk jeni në humor të mirë

Të gjithë duhet të mësohemi se si të përballemi me ndryshimin e humorit dhe të kujdesemi për veten. Natyrisht, kur keni problem të madh është e domosdoshme biseda, këshillohet që t’i ndani mendimet tuaja me njerëzit të cilët ju janë të afërt dhe për të cilët e dini që ju duan dhe ju vlerësojnë.

Drama familjare

Në rast se u tregoni të gjithëve gjërat më intime për familjen tuaj, u jepni shkas miqve tuaj që të bëjnë komente. Mirëpo, nëse dikush do të thotë diçka negative për familjen tuaj, do të mund të lëndoheshit.

Jetën seksuale

Derisa çdo gjë të jetë brenda normave mund t’i pyesni miqtë tuaj nëse keni ndonjë dyshim apo brengë, kryesorja është që të keni kufij dhe të mos zbuloni të gjitha detajet e jetës suaj seksuale.

Përgojimi i miqve tuaj

Pa marrë parasysh se sa të hidhëruar dhe të lënduar jeni, e mira është që fillimisht të zgjidhni mosmarrëveshjet me personin me të cilin keni pasur konflikt se sa t’ia komunikoni atë gjithë botës. Në fund, nëse pajtoheni me të, mund ta etiketoni veten në shoqëri si person i cili nuk ka qëndrim personal dhe që lehtësisht ofendon dhe akuzon njerëzit e tjerë.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top