Këshilla & Arsye

March 20, 2018 | 14:11

5 gjërat që prindërit duhet të dinë për vaksinën e fruthit

Duke marrë shkasë nga përhapja e vrullshme e fruthit, qarkullojnë shumë lajme për vaksinat. Ka shumë debate rreth tyre, nëse duhen bërë, cili anëtar i familjes i ka të nevojshme, kur dhe pse?

Rebecca Madan, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve në Nju Jork jep 5 këshilla të rëndësishme që duhet të dini rreth vaksinave dhe si ndikojnë ato në imunitetin e fëmijës suaj.

Përditësimi i vaksinave

Prindërit duhet të informohen mbi versionet më të fundit të vaksinave, të cilat mund të jenë më pak të dhimbshme, parandalojnë numër më të madh sëmundjesh etj.

Nuk ka asnjë arsye për ta lënë vaksinën për më vonë

Është e zakonshme që nga frika, prindërit ta shtyjnë vaksinën e fëmijës për një moment të dytë. Por mjekja Madan shpjegon se diçka e tillë ka pasoja. “Duke pritur nuk e bëni vaksinimin më të sigurt. Ju thjesht po zgjasni kohën kur fëmija juaj është më i ndjeshëm dhe i pambrojtur ndaj sëmundjeve”, – shpjegon ajo.

Çdo anëtar i familjes duhet të vaksinohet

Vaksinimi i fëmijëve është parësor, por ka disa raste kur do të ishte shumë mirë të vaksinohej e gjithë familja, sidomos nëse do të udhëtoni të gjithë bashkë jashtë shtetit.

Rreziqet nga mos-vaksinimi janë më të mëdha se çdo rrezik që mund të sjell vaksina

Dr. Madan dëshiron që prindërit të dinë se vaksinat janë studiuar gjerësisht dhe çdo rrezik që paraqesin është shumë më i vogël se ekspozimi ndaj një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse.

Menjëherë telefononi mjekun tuaj nëse dyshoni se ndonjë anëtar i familjes suaj është ekzpozuar ndaj fruthit dhe mund të sëmuret.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top