Do të ishte mirë të ndiheshit me pushime edhe në shtator. Kur pushimet kanë mbaruar dhe shkojmë në shtëpi ose në punë, ndoshta kemi ndjenjën se nuk kemi qenë në gjendje të përfitojmë nga momenti i pushimit ose kemi pasur probleme që na penguan të shkëputeshim.
Në çdo rast, ja 5 hapa që ju bëjnë të ndiheni si me pushime në shtator:
Merrni një pushim me kohë të pjesshme: për një mëngjes, një ditë ose disa orë, ndihuni si me pushime dhe veproni sikur të ishit vërtet, duke bërë atë që ju pëlqen, duke shkuar rreth vendit ku jetoni ose në gjelbërim ose duke pushuar në divan dhe përsëritni me bindje “Unë jam me pushime” dhe shijoni ndjesinë e këndshme të pushimit.
Çdo ditë përpiquni t’i kushtoni pak kohë heshtjes, domethënë një pushim absolut në të cilin të jeni në vetmi, larg celularëve dhe rrjeteve sociale. Eksperimentoni dhe menaxhoni këtë kohë në mënyrën që ju përshtatet më së miri. Ju thjesht mund të mos bëni asgjë ose të shkruani mendimet tuaja.
Mendoni për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore, jo si një detyrë, por si një formë e kujdesit për veten. Ju mund të bëni joga, një aktivitet fizik që ju pëlqen, një shëtitje të shpejtë jashtë.
Për t’u ndier me pushime edhe në shtator, trajtojeni veten me një përkëdhelje: një ëmbëlsirë, një masazh, duke dëgjuar në heshtje një këngë.
Një tjetër qëndrim pozitiv është të mos mendoni me shumë keqardhje për pushimet që keni kaluar, ndoshta faktin që nuk keni qenë në gjendje t’i bëni ato dhe i keni kaluar në shtëpi; dhe nga ana tjetër, mos mendoni me ankth për kthimin nga pushimet, për atë që ju pret në të ardhmen e afërt, por shijoni çdo ditë dhe çdo moment, madje edhe një rreze dielli në fytyrën tuaj.
Burimi / https://www.donnad.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.