Lifestyle

December 10, 2020 | 8:27

5 ide se si të bëni vetë kartolinën e Krishtlindjes

Nëse do të dërgoni urime me postë, këtu janë pesë ide të bukura për kartolinat e Krishtlindjeve të bëra nga ju dhe fëmijët tuaj.

Pema me kopsa

Bërja e kësaj kartoline të mrekullueshme është shumë e lehtë. Vizatoni një pemë të Krishtlindjes në një karton me ngjyrë dhe kopsat ngjiti si zbukurime. Rezultati është i shkëlqyeshëm!

Lule plastike

Kjo është ide e bukur dhe krijuese! Përdorni një shishe të vjetër si vulë dhe zhyteni në bojë për të shtuar lule në një pemë qershie dhe zbukurimet në një pemë Krishtlindjeje! Është mjaft e lehtë dhe njëkohësisht argëtuese, edhe për të vegjlit!

Babagjyshi

Me letër të trashë, bojë të kuqe (ose copë të kuqe), xixa, pak ngjitës, fjongo të zezë dhe një gëzof të bardhë, ju mund të bëni menjëherë të gjitha kartolinat e Krishtlindjes.

Gishtat dhe këmbët

Kjo kartolinë është e bukur për Krishtlindjet e para të foshnjës tuaj! Thjesht mbroni dyshemenë dhe lërini fëmijët të ecin zbathur në letër të hollë të bardhë për të shtypur gjurmë këmbësh me bojë, më pas mund t’i bashkoni të gjitha për t’ia dërguar familjes dhe miqve tuaj.

Pema e Krishtlindjes

Këtu është një tjetër ide e shkëlqyer! Sa e lehtë për tu bërë, aq edhe e shkëlqyeshme për tu marrë, kartoni kërkon vetëm bojë për të vizatuar pemën, pak ngjitës dhe pak xixa për zbukurim.

 

 

Burimi / https://www.motherforlife.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top