FB

November 15, 2021 | 8:20

5 këshilla për të ecur vetëm

Ju keni vendosur të ecni vetëm për të qenë në formë. Për të hyrë në një rutinë të qëndrueshme ecjeje, është e rëndësishme t’i përmbaheni një orari. Ky lloj aktiviteti ka shumë përfitime që nuk do të mund t’i merrnit nëse do të kishit gjithmonë një partner pranë. Si të filloni stërvitjen?

Zgjidhni ritmin dhe rrugën tuaj. Është e vështirë të ecësh me ritmin tënd kur je duke ecur me dikë tjetër. Ecja vetëm ju lejon të ndryshoni rrugën tuaj sipas dëshirës.

Vendosni orarin tuaj dhe e ndryshoni nëse ju nevojitet. Ndoshta ju preferoni në mëngjes ose pas punës ose drekës. Kur ecni vetëm, keni mundësinë të stërviteni kur ta ndjeni ju të përshtatshme, pa pasur nevojë të prisni orarin e dikujt tjetër.

Përqendroheni në formën tuaj. Kur ecni me një mik apo bashkëshort, është e lehtë të përfshiheni në bisedë dhe të harroni qëndrimin, ritmin dhe gjëra të tjera. Por nëse shkoni vetëm për një shëtitje, mund të përqendroheni në mënyrë aktive në përmirësimin e teknikës tuaj të ecjes.

Dëgjoni muzikën tuaj. Je të lirë të vendosni kufjet dhe të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar pa pasur nevojë të negociosh.

Takimi me njerëz të rinj. Mund të filloni të kaloni kohë vetëm, por ndonjëherë është e pashmangshme të takoni njerëz kur jeni vetëm. Ata janë partnerët më të mirë të trajnimit.

RREGULLAT KUR ECNI VETËM

  • Njoftoni të tjerët: Gjithmonë lini një njoftim se ku po shkoni dhe kur duhet të ktheheni.
  • Shmangni shtigjet pyjore
  • Merrni me vete një celular për raste të vogla urgjente.
  • Përgatitni një çantë të ndihmës së parë.
  • Merrni me vete një shkop ecjeje
  • Dini kur të telefononi shërbimet e urgjencës.

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top