Me siguri keni dëgjuar se duhen vetëm gjashtë sekonda për dikë për të krijuar përshtypjen e parë. Pra, si mund ti përdorni ato gjashtë sekondat e para në avantazhin tuaj më të mirë?
Meqënëse po shkoni të takoni dikë, dhe ti merrni kohën dikujt atëherë patjetër duhet të sforcoheni të lini një përshtypje të mirë.
Buzëqeshni
Njerëzit që janë miqësor, të hapur dhe me një buzëqeshje të bukur mund të hapin shumë më tepër dyer sesa fytyra juaj e ngrysur. Buzëqeshja gjithashtu përcjell besim tek të tjerët dhe ju bën të dukeni më të besueshëm tek të tjerët për ato që po thoni.
Jini të përgatitur
Çfarëdolloj qoftë situata, ndiqni moton Boy Scout dhe jini të përgatitur. Në qoftë se kjo është një intervistë për punë kjo do të thotë se ju duhet të praktikoni aftësitë e tu përgjigjurit pyetjeve, familjarizohuni me kompaninë dhe profilin e saj, sillni me vete dokumente të nevojshëm dhe kini me vete disa kopje të CV-së suaj.
Bëni një kërkim të vogël
Nëse e dini se do të takoni dikë për herë të parë, bëni një kërkim të vogël para kohe. Zbuloni hobit e tyre, shoqatat apo organizatat që ata bëjnë pjesë ose kauzat që mbështesin. Një ndihmë për këtë do të ishte LinkedIn apo edhe aplikocione të tjera të ngjashme.
Mbërrini para orarit
Ju mund të keni dëgjuar thënien e vjetër: “Të arrish para orarit do të thotë të jesh në kohë, të jesh në kohë do të thotë je me vonesë, të jesh me vonesë është për tu ardhur keq! ” Kjo është veçanërisht thelbësore kur po takoni dikë për herë të parë.
Fikni shpërqëndrimet
Nuk ka asgjë më të turpshme se sa telefoni juaj të bjerë gjatë një mbledhjeje apo fjalimi të rëndësishëm, aq më tepër kur ju e kontrolloni dhe humbisni duke u marrë me të. Vendosni telefonin tuaj ‘silent’ para se të mbërrini në vendtakim dhe nëse filloni të tundoheni nga vibrimet e vazhdueshme fikeni fare atë.
Përgatiti K.I / Burimi www.agendamedia.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.