FB

February 16, 2022 | 8:10

5 lëngjet më të mira për të ngadalësuar plakjen

Lëngu mund të jetë një mënyrë e shijshme për të kombinuar disa lëndë ushqyese që i nevojiten trupit tuaj dhe që mund të mos i merrni çdo ditë. Ai jo vetëm që ka shije të shkëlqyeshme, por është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë lëndët ushqyese në lëvizje! Duke pasur parasysh se disa pije me lëngje të blera në dyqan mund të përmbajnë nivele të larta të sheqerit të shtuar, mund të gjeni shumë lëngje të freskëta që janë 100% natyrale pa aditivë për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm.

Më konkretisht, disa lloje të lëngjeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe të ndihmojnë trupin tuaj teksa përjeton ndryshime të lidhura me moshën.

Më poshtë jepen lëngjet që duhet të konsumoni, pasi ata mund të përmirësojnë procesin tuaj të plakjes.

  1. Lëng shege

Shegët janë të mbushura me antioksidantë, si polifenolet, që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit, luftimin e kancerit dhe uljen e niveleve të presionit të gjakut. Gjithashtu shega është e njohur se ka një efekt unik në qelizat e plakjes së trupit tuaj.

Pas moshës 50 vjeç, qelizat tuaja fillojnë të luftojnë me riciklimin e mitokondrive, gjë që ndikon drejtpërdrejt në forcën e muskujve tuaj. Jo vetëm kaq, por nëse trupi juaj nuk është në gjendje të riciklojë mjaftueshëm shpejt mitokondritë, ato mund të grumbullohen dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve serioze si Parkinsoni.

Shegët përmbajnë një molekulë që mikrobioma juaj e zorrëve e shndërron në diçka të quajtur urolithin A, një përbërës që mund të ndihmojë në mbajtjen e procesit tuaj mitokondrial të shëndetshëm. Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se disa individë mund të kenë florë të zorrëve që nuk është në gjendje të konvertojë këtë përbërje, që do të thotë se lëngu i shegës nuk do të kishte shumë efekt.

  1. Lëng karote

Karotat përmbajnë shumë antioksidantë që me kalimin e moshës mund t’i sjellin shumë përfitime shëndetit tuaj. Për shembull, karotat janë të pasura me luteinë, e cila dihet se ndihmon në përmirësimin e shëndetit të syve dhe trurit.

Karotat janë të pasura me një tjetër antioksidant të quajtur beta karoten, i cili është një antioksidant që trupi juaj mund ta përdorë për ta shndërruar në vitaminë A. Një studim i botuar në Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention zbuloi se beta karotina mund të ketë aftësinë për të ndihmuar në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës tek meshkujt e rinj.

  1. Lëng panxhari

Disa e duan, disa e urrejnë, por lëngu i panxharit është një pije e fuqishme për të ndihmuar në ngadalësimin e procesit të plakjes. Një studim nga Redox Biology zbuloi se ata që pinin lëng panxhari kishin nivele më të theksuara të një lloji specifik bakteri që ndihmon në shëndetin kognitiv dhe vaskular sesa pjesëmarrësit që pinin pije të tjera. Këta pjesëmarrës treguan gjithashtu një rënie të niveleve të presionit të gjakut pasi kishin pirë lëngun e panxharit.

Këto rezultate janë për shkak të përqendrimit të lartë të nitrateve që gjenden në panxhar, të cilat janë të dobishme në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, ndërkohë që me kalimin e moshës përmirësojnë funksionin njohës.

  1. Lëng me grejpfrut rozë

Karotenoidet janë komponime që u japin frutave dhe perimeve ngjyrosjen e tyre natyrale dhe siç e përmendëm më lart, karotat përmbajnë një lloj karotenoidi që ndihmon në ngadalësimin e plakjes. Grejpfrutët rozë përmbajnë gjithashtu një karotenoid, që quhet likopen.

Likopeni (i cili gjendet gjithashtu në domate dhe shalqi) dihet se ka përfitime të shumta shëndetësore dhe madje është gjetur se përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Hulumtimet e publikuara në Food Science & Nutrition zbuluan se likopeni kishte efekte “përtëritëse” në lëkurën e pjesëmarrësve të moshës së mesme në studim.

Një tjetër studim i botuar në American Journal of Nutrition arriti në përfundimin se likopeni mund të ulë kolesterolin LDL dhe të rrisë nivelet e kolesterolit “të mirë”, faktorë të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të zemrës, i cili është kyç me kalimin e moshës, pasi sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër një i vdekshmërisë në Amerikë.

  1. Lëng me bar gruri

Le të jemi të sinqertë, lëngu i barit të grurit ka shije mjaft të tmerrshme. Por duke marr parasysh përfitimet shëndetësore dhe vetitë kundër plakjes ia vlen të pihet. Bari i grurit është jashtëzakonisht i lartë në klorofil, përbërësi që i bën shumë bimë jeshile. Kur konsumohet, klorofili është zbuluar se ka veti të fuqishme anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm tek të rriturit e moshuar. Klorofili njihet gjithashtu se ka veti kemoprotektive (mbron trupin tuaj nga efektet anësore negative të kimioterapisë) për shkak të aftësisë së tij për të reduktuar biodisponibilitetin e kancerogjenëve (diçka që mund të shkaktojë kancer) në trupin tuaj.

 

 

Burimi / https://www.eatthis.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top